Në shikim të parë, nuk ka dyshim; universi duket 3-dimensional. Por një teori e fizikës teorike e sfidon këtë, duke thënë se ajo që perceptohet si 3-D mund të jetë thjesht imazhi i dy dimensioneve në një horizont të madh kozmik.
Hologramet përdoren sot në karta krediti, kartëmonedha, pasaporta, leternjoftime, etj; ato janë dy dimensionalë, por duken si 3-dimensionalë. Universi mund të shihet në mënyrë të ngjashme. Në vitin 1997, në fizikën teorike u propozua ekzistenca e një lidhjeje midis teorive gravitacionale në hapësirë dhe në tokë.
Fenomenet gravitacionale janë me tre dimensione hapësinore, ndërsa sjellja e grimcave kuantike është llogaritur me vetëm dy dimensione. Përdorimi i teorisë së gravitacionit për të shpjeguar teorinë kuanitke, ose anasjelltas, është risi për shkencën.
Toka është e lakuar negativisht, dhe çdo objekt hedhur larg në një vijë të drejtë, në fund, teorikisht, mbërrin në pikën nga ku u nis. Ndërsa gjithësia është mjaft e sheshtë – dhe në distanca astronomike, ajo ka lakim pozitiv.
Kjo nuk vërteton se bota është hologram – por duket se provat janë në rritje për vlefshmërinë e kësaj teorie.