Aftësi dhe autizëm

E Diel, 03 Maj 2015
Leave a comment

prodigyPersoni me aftësi të jashtëzakonshme mund të ketë tipare të ngjashme gjenetike me personin me autizëm –  ata kanë të përbashkëta veçori të tilla si kujtesë të jashtëzakonshme dhe vëmendje në detaje.

Shkencëtarët studiuan ADN-në e 12 fëmijëve me aftësi të jashtëzakonshme në muzikë, matematikë apo fusha të tjera. Ata gjithashtu vëzhguan 39 persona të tjerë, përfshi 10 anëtarë të familjeve, të cilët kishin fëmijë me autizëm.

Gjatë studimit u vunë re shenja gjenetike që ishin  të përbashkëta mes fëmijëve me aftësi të jashtëzakonshme dhe të afërmve të tyre me autizëm.

Megjithatë – një dobësi e studimit – numri i pjesmarrësve ishte shumë i vogël, gjë që i bën rezultatet jo statistikisht bindës.

Gjatë 100 viteve të fundit, literatura shkencore ka shënuar pak më shumë se 20 të persona me aftësi të jashtëzakonshme, ndërsa nga autizmi, preken rreth 1 në 68 fëmijë.

Studimit ka vlerë kryesisht për ngritjen e pyetjeve të reja në këtë fushë.

Shkencëtarës gjenetistë janë duke punuar për zgjerimin e kërkimit për të zbuluar shkaqet e mosfunskionit në rastet e autizmit, ku gjetja e gjenit përgjegjës për këtë çrregullim mund të çojë në trajtime të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2015
M T W T F S S
« Apr    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031