Përdorimi i armëve mund të datohet që para ngritjes së njerëzimit – shimpanzetë përdornin gurë e shkopinj për të ndjekur kundërshtarët e tyre.
Sende të gjetura në shpella në Afrikë, sugjerojnë se harku dhe shigjeta daton më shumë se 60-mijë vjet më parë. Ato revolucionarizuan luftën duke mundësuar sulme nga një distancë me shumë më pak rrezik për sulmuesit. Në ushtritë mesjetare, harku ishte arma kryesore për përdorimin e së cilës nuk kërkohej ndonje stërvitje e madhe. Pas mijëvjeçarëve në përdorim, harku dhe shigjeta ia la vendin armëve të zjarrit.
Më shumë se një herë, kuajt ndryshuan faqen e historisë; ndihmuan në tërheqjen e armëve të rënda, dhe këmbët e tyre të shpejta ndihmuan Aleksandrin i Madh për të pushtuar pjesën më të madhe të botës. Kalorësia çoi në evoluimin e shtizave të gjata që u përdorën nga falangat maqedonase dhe më pas, në mesjetë, nga zviceranë e skocezë.
Sipas mitologjisë, lundrimi filloi me një mijë anijet e grekëve kundër Trojës. Përveç kësaj, betejat dhe fatkeqësitë në det kanë qenë të rëndësishëm në rrjedhën e ngjarjeve të tilla si, Beteja e Salaminë, ku grekët mundën një flotë pushtuese persiane shumë më të madhe. Historia e luftës detare vazhdon sot me luftanije dhe nëndetëse.
Në betejën e Termopileve, armatosja me shpata e mburoja ndihmoi 300 spartanë për të mbajtur larg këmbësorinë persiane gjatë tre ditëve të betejës. Evolucioni i luftës shpesh është nxitur nga konkurenca mes shpatave dhe mburojave, duke çuar në zhvillime të jashtëzakonshme. Në ditët e sotme mburoja mund të ndihmojë në ndaljen e plumbave, ndërsa përparimet e ardhshme në nano-teknologji mund të çojnë në mburoja a blindime që thithin energjinë e shpërthimit.
Qyteti i Trojës ka qenë i njohur për muret e padepërtueshme, edhe kështjella, kulla, ura të varura e fortifikime të tjera. Inxhinierët e lashtë romakë krijuan shumë rrugë ushtarake që kanë mbijetuar deri në ditët tona, edhe Murit i Madh i Kinës, ndërtuar për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit verior të perandorisë, ka qëndruar për shekuj me radhë.
Baruti ndryshoi rregullat e luftës. Topa dhe eksplozivë kanë qenë shumë më efektivë se sa armët e para të rrethimit. Artilleria ndihmoi Napoleonin për të pushtuar shumicën e Evropës. Në antikitet, kinezët e përdornin barutin në “shigjeta zjarri” kundër sulmeve mongole në atë që mund të jetë përdorimi më i hershme i njohur i raketave në betejë. Edhe tani, armë zjarri gjithnjë e më vdekjeprurëse janë në zhvillim e sipër.
Motori transformoi pamjen e luftës, nga ditët e para të lokomotivave me avull për transportin e trupave deri tek motorët elektrike ose hibride e robotët, sot. Motori ka lejuar krijimin e tankeve, nëndetesve, aeroplanëve, luftanijeve, duke ndryshuar në mënyrë të thellë taktikat dhe strategjitë ushtarake. Motori çoi në kamionë, xhipa, dhe makina për të transportuar këmbësorinë, furnizime dhe pajisje, duke rritur në masë të madhe lëvizshmërinë e tyre.
Radioja ka revolucionarizuar tërësisht luftën, duke ndihmuar kontrollin e trupave, automjeteve, raketave dhe robotëve në distanca të mëdha. Radioja gjithashtu çoi në krijimin e radarit, që ka nxitur aeroplanët spiunë dhe luftën elektronike.
Pas bombës së parë atomike në histori, në vitin 1945, fizikanti J. Robert Oppenheimer e përshkroi atë me thënien Hindu: “Jam vdekja, shkatërruesja e botës”. Frika e asgjësimit bërthamor transformoi përgjithmonë fytyrën e luftës.