Lëkura e portokallit është e hidhur, por jo helmuese; ndërsa mund të hahet, nuk është e ëmbël si vetë fruti; tretet me vështirësi, dhe është mbuluar me kimikate, nëse nuk është prodhim organik.
Lëkura përmban më shumë fibër sesa vetë portokalli; ka efekte kundër pezmatimeve, duke lehtësuar punën e zemrës.
Përveç kësaj, lëkura e portokallit përmban vitamina A, C, B6 dhe B5; kalcium; riboflavin; thiamin; niacin; dhe folate.
Portokallet e kanë origjinën rreth vitit 4000 pes, në Azinë Juglindore. Prej andej u përhapën në Indi. Pema e portokallit në fakt është një lloj hibridi me manaferrat. Fruti e morri emrin nga ngjyra. Në anglisht fjala rrjedh nga arabishtja “naranj” “narange”; në shekullin e XIV, gradualisht, “n” ra, dhe filloi të quhet “orange”.
Portokalli erdhi në Evropë rreth shekullit XV, pas kthimit të eksploruesve nga udhëtimet në Azi dhe Lindjen e Mesme. Pikturat e Rilindjes që shfaqin portokall në tryezë gjatë “Darkës së Fundit”, janë të gabuara. Portokalli nuk njihej a kultivohej në Lindjen e Mesme para shekullit IX. ‘Portokalli’, në shqip, duket se vjen nga ‘Portugali’, ku ky frut quhet ‘laranja’.
Kristofor Kolombi mbolli drunjtë e parë të protokallit në ishujt Karaibe në fund të shekullit të XV, gjatë udhetimit të tij të dytë nga Evropa në Botën e Re. Eksploruesi Ponce de Leon e solli portokallin në Florida në shekullin XVI, dhe misionarët spanjollë e çuan atë në Kaliforni në shekullin XVII,
Vendet më prodhuese të portokallit sot janë Brazili me rreth 18.3 milionë ton në vit, pasuar nga Shtetet e Bashkuara (9.1), Meksika (4.3), India (4,2) dhe Kina (3.4).
Rreth 85 për qind e të gjithë portokallëve të prodhuar përdoren për lëng. Në mbarë botën, ka mbi 600 lloje portokallësh. Një portokall tipik ka 10 segmente (thela). ‘Gonxhja e bardhë e portokallit’ është lulja zyrtare e shteti të Floridës.
One response to “Lëkura e portokallit: hahet apo hidhet?”
Mirdita jam Florian Mehmeti ish komshi ne Lapreke me familjen tuaj do doja tkisha nje kontakt me ju zotni Astrit po ju le nr tim 00355672645317 uroj te degjohemi