Të jesh i vërtetë me veten do të thotë të veprosh në përputhje me atë që beson. Nëse do veten mund ta bësh një gjë të tillë. Ashtu si nuk mund të duash dikë tjetër nëse mohon veten.
Kur respekton veten, të tjerët do të respektojnë ty. Të jesh i vërtetë me veten duhet kurajo, meditim, sinqeritet, ndershmëri e mendje e hapur; jo i pavëmendshëm ndaj të tjerëve, por as të mos i lejosh të tjerët marrin vendime që të takojnë ty.
Këshillat nga Shekspiri apo kushdo tjetër është e thjeshtë: Tregohu i vërtetë me veten. Si çdo e vërtetë, edhe ajo ndaj vetes mund të jetë e dhimbshme, por e dobishme.
Gënjeshtra apo mashtrimi janë shmangie nga e vërteta. Në raste eksitimi ose kur përpiqet të përshtatet me turmën, që ka vlera të tjera, njeriu gënjen veten, duke krijuar shqetësim moral.
Për të lehtësuar ndërgjegjen, ai joshet për të kryer edhe vepra të mira. Por pasoja psikologjike rrjedhin, veçanërisht për ata që duan të tregohen vazhdimisht të përkryer. Për të qenë të përgjegjshëm ndaj kërkesave të të tjerëve (në vende pune), këta individë sillen në mënyra që nuk janë në përputhje me vlerat e veta.
Njerëzit më të suksesshëm në jetë kanë guxuar të shprehin atë që mendojnë, në mënyrë krijuese, duke u treguar të vërtetë me veten, dhe nga ana tjetër kanë zgjeruar përvojat dhe perspektivat e të gjithë të tjerëve.