Depo provera kundër shtatzënisë dobëson kockat

E Martë, 05 Janar 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri tregon se një lloj ilaçi kundër shtazanisë mund të jetë i dëmshëm për kockat e grave. Ilaçi kundër shtatzanisë i njohur si Depo provera, është një alternativë e përhapur mes grave sepse Depo provera merret me inxheksion 4 herë në vit dhe jo çdo ditë siç ndodh me barnat e tjera kundër shtatzanisë.
Por studimi i ri paralajmëron gratë që marrin Depo provera se ky ilaç mund të jetë i dëmshëm për kockat e tyre.

Mjekët në Universitetin e Teksasit vëzhguan për dy vjet gjendjen shëndetësore të 95 grave që merrnin Depo provera dhe rregullisht analizuan gjendjen e kockave të tyre. Tek 50 përqind e grave në studim u vu re një rënie i konsiderueshëm i dendësinë minerale në kockën e shtyllës kurrizore. Kjo humbje densiteti mund të çojë në rrezik për frakturë apo thyerje.  Depo provera, gjithashtu krijon një çrregullim hormonal, që shkakton parandalimin e shtatzanisë dhe njëkohësisht dobëson strukturën e kockës.

Studime të mëparëshme kanë lënë të kuptohet se shëndeti i kockave përmirësohet kur gratë ndërpresin marrjen e Depo proverës. Por kjo nuk është e sigurt, prandaj mjekët këshillojnë  gratë që t’a kufizojnë marrjen e Depo proverës deri në jo më shumë se dy injeksione në dy vjet.

Gratë që pijnë duhan janë më në rrezik për dobësimin e kockave, thotë studimi, dhe për të pakësuar këtë rrezik, cigarja duhet lënë. Për forcimin e kockave, mjekët gjithashtu rekomandojnë marrjen e  kalciumit dhe vitaminës D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2010
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031