Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri tregon se kur njeriu bën dy punë njëherësh, truri bën një ndarje të natyrëshme të punës. Shumë punë njëherësh sot shikohet si gjë e zakonëshme. Shpesh, njerëzve u kërkohet të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur brenda një periudhe të caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata të bëjnë shumë punë njëherësh. Gjatë një studimi në Francë ekspertët vunë re se kur njerëzit bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë, gjysma e trurit përqëndrohet në një detyrë, ndërsa gjysma tjetër ia kushton veten punës tjetër.
Shkencëtarët përdorën Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI) për të vëzhguar veprimtarinë e trurit të pjesmarrësve në studim. Kur personat ishin duke kryer një detyrë, të dy anët e truri punonin së bashku. Por kur pjesëmarrësve iu kërkua për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, aktiviteti i trurit u nda; gjysma u aktivizua për një detyrë, ndërsa gjysma tjetër e trurit merrej me detyrën tjetër.
Në përgjithësi, njerëzit janë në gjendje për të kryer dy detyra në të njëjtën kohë, dhe këtë e bëjnë mirë. Por kryerja e më shumë se dy punëve në një kohë është më sfiduese e më pak efikase, thuhet në studim.
2 responses to “Truri, dy punë njëherësh por jo më shumë”
eshte hera e pare qe po lexoj keto te them te drejten do te kisha deshire ti kisha ne e-mail tim per sa i perket kesaj teme ,besoj se na intereson te dime sa me shume per shendetin .ju faleminderit
I gotta bookmark this website it seems extremely helpful extremely helpful