Ushtrimet fizike për pacientë në gjendje kritike

E Martë, 04 Maj 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se ushtrimet fizike janë të mira për shëndetin dhe ato rekomandohen që të bëhen pjesë e jetës së përditëshme. Sipas një studimi, ushtrimet fizike ndihmojnë edhe pacientët në gjendje kritike, jo vetëm për të përmirësuar gjendjen e tyre por edhe për t’i motivuar ata.  Ekspertë pranë qëndrës së kujdesit të kujdesit intensiv thonë se 45 minuta ushtrime të lehta fizike për pacientët në këtë qendër, i ndihmuan ata për të dalë nga gjendja kritike.

Dhe ushtrimet ishin të lehta si lëvizje kryqëzuese të gjymtyrëve, ndërkohë që pacientët rrinin shtrirë në shtrat, si dhe qëndronin ulur, në këmbë ose kryenin ecje të ngadalta në korridor.

Gjatë studimit u vu re se pakësimi i barnave qetësues të gjumit, ose kundër dhimbjeve i bënë pacientët në kujdesin intesiv më të motivuar për të lëvizur pasi ata ndjeheshin më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Pa këto barna, pacientët binin më pak në kllapi, mendonin më kthjellët dhe provonin më pak raste halucinacionesh. Pacientët që morrën pjesë në këtë studim dolën nga gjendja e kritike 3 ditë më herët sesa pacientët e tjerë. Kjo lejoi që në këtë qendër të trajtoheshin 20 përqind më shumë pacientë.

Studimi rekomandon që ushtrimet fizike për pacientët në qëndrat e kujdesit intensiv duhet të kryehen vetëm nën mbikqyrjen e instruktorëve dhe nga terapistë të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2010
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31