Lëndimet në tru, edhe burim depresioni

E Enjte, 27 Maj 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kur mjekët trajtojnë lëndime të trurit ata  përqëndrohen kryesisht në traumat fizike dhe problemet mendore,  por jo edhe në  depresionin që mund të zhvillohet dhe të bëhet shkak për paaftësi. Një studim i ri tregon se shkalla e depresionit rritet shumë në vitin e parë pas një lëndimit traumatik në tru.
Çdo njeri mund të pësojë lëndim në tru, pasi askush nuk është i imunizuar nga aksidentet me makinë apo rrëzimet.   Shumë persona që kanë përjetuar konflikte të armatosuara kanë vuajtur nga lëndime në tru si pasojë e shpërthimeve. Lëndimi në tru ndërpret funskionimin normal të trurit dhe mund të çojë në dëmtim të përherëshëm të tij.

Zakary Lysted më parë luante futboll. Por pas një lëndimi në tru, ai nuk është në gjendje as të eci.

Lëndimet që sjellin ndryshime në aftësitë mendore, mund të çojnë në paaftësi fizike, por edhe në depresion. Edhe Shane Diel pësoi një lëndim në tru para dy vjetësh dhe tani ndjen depresion – shqetësim, gjendje pashpresë e mërzi së bashku.

Psikologët Çarls Bombardier dhe Xhese Fan të universitetit Uashington kryen një studim me pjesmarrjen e 500 pacientëve me lëndime në tru. Ata vunë re se 53 përqind e tyre kishin provuar të paktën një gjendje depresioni gjatë vitit të parë pas lëndimit në tru. Kjo shifër ishte më e lartë sesa ekspertët kishin parashikuar. Gjatë studimit, mjekët zbuluan se programet e kujdesit shëndetësor nuk përfshijnë trajtimin për depresion për pacientët me lëndim në tru. Gjatë trajtimit, vetëm 40 përqind e pëacientëve kishin marë barna kundër depresionit dhe vetëm 20 përqind e tyre ishin trajtuar me psikoterapi. Shkencëtarët thonë se problemi i depresionit mes pacientëve me lëndime në tru mund të jetë edhe më i madh sesa ai që doli nga studimi. Ata thonë se nëse kujdesi i shëndetit mendor përfshihet në kujdesin standart të pacientëve me lëndime traumatike në tru, atëherë edhe rezultat do të jenë më të mira. Studimi u botua në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2010
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31