Një analizë e re për pacientët që presin për transplantim të zemrës

E Martë, 31 Gusht 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Jeta pritet të bëhet më e lehtë për pacientë që presin për transplantim të zemrës. Një studim i ri tregon se analizat e gjakut mund të zëvendësojnë analizat e deritanishme me biopsi para transplantimit për të përcaktuar nëse zemra e re do të pranohet ose refuzohet nga organizmi i pacientit.
Rreth 30 për qind e pacientëve me zemër të transplantuar përjetojnë të paktën një rast refuzimi të organizmit në vitin e parë pas transplantimit. Kjo është arsyeja që mjekët kryejnë biopsi, ndonjëherë javore, për të përcaktuar nëse zemra e re do t’i përshtatet organizmit ku pritet të transplantohet.

Në bazë të analizave të biopsisë, mjekët pastaj rregullojnë edhe regjimin e ilaçeve të pacientit.

Por biopsia është një procedurë jo e lehtë, sepse  mjekët u duhet të marrin pjesë të vogla nga indet e zemrës për të kontrolluar nëse organizmi do t’a pranojë ose jo zemrën e transplantuar. Për këtë qëllim, shumë pacientë u nënshrohen biopsive të vazhdueshme.

Por ndoshta jo më. Një studim i botuar ne revistën mjekësore të Nju Englandit tregon se mjekët mund të pakësojnë numrin e biopsive duke kryer një analizë gjaku së bashku me një Elektro-Kardio-Gram ose elektro-kardio-grafi (EKG), për të njëjtësuar pacientët me rrezik të ulët për refuzimin e zemrës së transplantuar.

Shkencëtarët thonë se analizat e gjakut pakësuan 73 përqind numrin e biopsive mes një grupi pacientësh pjesmarrës në studim.

Sipas studimit, këto analiza  gjakut nuk rekomandohen për të gjithë pacientët që kanë nevojë për transplantim të zemrës. Pacientët me rrezik të lartë rrefuzimi të këtij organi, duhet t’i nënshtrohen biopsive në zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031