Tingëllimi kronik dhe telefoni celular

E Martë, 07 Shtator 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Rreth 10 deri 15 për qind e njerëzve në botën e industrializuar vuajnë nga zhurma kronike, një tingëllim konstant metalik dhe shumë shqetësues në vesh. Shkencëtarët e lidhin këtë gjendje me përdorimin e telefonit celular. Të folurit shumë në telefon celular  mund të shoqërohet me  dyfishimin e rrezikut që personi të preket nga tingëllimi kronik në vesh, thuhet në një studim që u botua kohët e fundit në revistën Shkenca mjedisore. Tingëllimi kronik është një term i përdorur për zhurmën e vazhdueshme në vesh por që nuk vjen nga ndonjë burim i jashtëm.

Rezultatet e studimit treguan se pacientët të cilët kishin përdorur një telefon celular ishin 37 përqind më në rrezik për t’u prekur nga tingëllimi kronik, në krahasim me personat që nuk kishin përdorur telefonë celular. Personat që kishin përdorur telefonin e tyre 10 minuta në ditë kishin 71 përqind gjasa që të prekeshin nga tingëllimi kronik. Rreziku ishte edhe më i lartë për personat që e kishin përdorur telefonin celular më shumë se 4 vjet. Studimi le të kuptohet se tingëllimi kronik në vesh është bërë më i përhapur gjatë 10 vjeçarit të fundit, duke afektuar deri 15 përqind të njerëzve në vendet e industrializuara. Tingëllimi kronik mund të krijojë shqetësime të mëdha në jetën e përditëshme. Për këtë çrregullim nuk ka ndonjë kurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2010
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930