Mbipesha dhe osteoporoza

E Hënë, 06 Dhjetor 2010
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën.  Por kjo ide tashmë sfidohet nga një studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore. Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave. Shkencëtarët morën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. Në këtë epokë kur mbipesha shihet si epidemi, kjo do të thotë se yndyrnat dhjamore në bark shtojnë edhe më shumë rrezikun jo vetëm për sëmundje të zemrës dhe diabete, por edhe për osteoporozë.

One response to “Mbipesha dhe osteoporoza”

  1. Hazis Aliu says:

    Ju falenderoj per informacionin shume te rendesishem qe ju jepni per ne. E vleresoj shume dhe na vlen qe te evitojme problemet shendetsore dhe te sigurojme nje jete te shendetshme.
    Ju faleminderit

    Hazis Aliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2010
M T W T F S S
« Nov   Mar »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031