Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Administrata amerikane për Ushqime dhe Barna (FDA) thotë se kremrat dhe xhelatinat që përdoren për fërkimin e muskujve dhe kyçeve të lënduar mund të shkaktojnë dëme në lëkurë.
Ndër kremrat që mund të shkaktojnë djegie të rënda kimike përfshihen – Ben-Gay, Icy Hot, Capzasin dhe Flexball.
FDA thote se ka pasur 43 raste të raportuara për djegie kimike të lëkurës – disa prej të cilave kanë kërkuar kujdes spitalor – nga përdorimi i këtyre kremrave.
Kremrat për fërkim kundër dhimbjeve përmbajnë mentol dhe methyl salicylaten, të cilat ngrohin lëkurën. Por shumë prej problemeve më të rënda ishin ato që përmbanin më shumë se 3 për qind mentol apo 10 për qind methyl salicylate.
Administrata për Ushqime dhe Barna këshillon;
– Mos përdorimin e këtyre kremrave për lëkurë të dëmtuar ose të acaruar.
– Mos lidhjen me fasho të pjesës së fërkuar.
– Mos përdorimin e kompresave të ngrohta, shishe me ujë të nxehtë, ose llamba ngrohjeje në pjesën e lyer me kremra të tillë.
– Mos përdorimin e tyre në sy, hundë, gojë apo zona të tjera të ndjeshme.
– Kërkimin e ndihmës mjekësore nëse ndjehet dhimbje pas aplikimit në lëkurë.
One response to “Paralajmërim ndaj kremrave kundër dhimbjeve”
Pershendetje, desha te dija nese keto kremra shkaktojne ekzeme dhe nese po, cfare perdoret aktualisht ne shba per ta kuruar ekzemen ose dermatitin alergjik. Ju faleminderit