Kosi ndihmon tretjen, ul tensionin

E Premte, 21 Shtator 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Prej kohësh, kosi është parë si ushqim i shëndetshëm. Shkencëtarët tani ofrojnë prova për disa prej të mirave shëndetësore të tij.

Kosi, thënë ata, ndihmon jo vetëm tretjen, por edhe qarkullimin e gjakut duke lehtësuar presionin dhe ulur rrezikun për hipertension.

Për 15 vjet, shkencëtarët vëzhguan shëndetin e 2 mijë personave, të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga tensioni.

Bazuar në pyetësorët që plotësuan, doli se pjesmarrësit në studim kishin qenë 31 për qind më pak në rrezik për t’u prekur nga tensioni i lartë nëse të paktën 2 për qind e kalorive  ditore kishin ardhur nga kosi ose 170 gram kos me yndyrë të ulët çdo tre ditë.

Konsumuesit e kosit gjithashtu kishin, mesatarisht, të ulët presionin systolik – që është numri i parë në leximin e tensionit të gjakut.

Por gjithashtu kujdes; studimi u financua pjesërisht nga kompania Dannon e prodhimit të kosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2012
M T W T F S S
« Aug   Oct »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930