Studim mbi kontrollin e tundimit ndaj ushqimeve

E Martë, 03 Mars 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

foodStudimet e fundit tregojnë se burrat mund të jenë më në gjendje sesa gratë për të mposhtur ndjenjën e urisë. Shkencëtarët i kërkuan një grupi meshkujsh e femrash për t’i rezistuar tundimit për të ngrënë, ndërsa u vunë përpara ushqimet e tyre të preferuara. Eksperimenti tregoi se vetëm truri i meshkujve tregoi një pakësim të veprimtarisë në zonat që lidhen me  ushqimin, duke lënë të kuptohet se ata mund të jenë më në gjendje për të kontrolluar oreksin.

Rastet e mbipeshës janë pak më të ulta tek burrat sesa tek gratë dhe studimi i ri lë të kuptohet se arsyeja e vetme për këtë qëndron në faktin se meshkujt  mund të jenë biologjikisht më në gjendje për të mposhtur orkesin.

Shkencëtarët pranë laboratorit kombëtar Brookhaven në shtetin Long Ajland, morrën në shqyrtim 23 meshkuj e femra me peshë trupore normale dhe u vunë përpara ushqimet e tyre të preferuara. Pjesmarrësit nuk kishin ngrënë për 17 orë para këtij eksperimenti. Pastaj ata iu nënshtruan skanimit të trurit ndërkohë që shkencëtarët u ofronin ushqime të preferuara si pica, hemburger, mish, akullore e ëmbëlsira. Pjesmarrësve në eksperiment, të  gjithë vullnetarë, u ishte thënë t’i rezistonin urisë duke mos e përfillur ose duke menduar gjëra të tjera, por jo ushqim.

Si meshkujt edhe femrat ndjenin më pak uri ndërkohë që luftonin me oreksin, por truri i meshkujve tregoi një rënie të veprimtarisë në zonat  përgjegjëse për oreksin.

Shkencëtarët mendojnë se ky dallim mund të ketë lidhje me ndryshimet në hormone midis dy gjinive. Ata thonë se rezultatet e këtij ekserimenti lënë të kuptohet se femrat mendojnë se mund të kontrollojnë oreksin, por dëshira  a tundimi i tyre i fshehur për të ngrënë mbetet e fortë, duke e bërë më të vështirë t’i bëjnë ballë ushqimit për një kohë të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2009
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031