Një tjetër studim mbi Vitaminat shtesë

E Martë, 10 Mars 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

multivitaminNjë studim ku u përfshinë 160 mijë gra tregoi se marrja e multi vitaminave nuk pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për parandalimin e sëmundjeve është marrja e vitaminave nga frutat dhe perimet. Disa studime të mëparëshme kishin lënë të kuptohej se disa lloj vitaminash mund t’a mbrojnë organizmin nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por ka patur edhe studime kundërthënëse.

Studimi i fundit, më gjithë përfshirësi deri më sot, me pjesmarrjen e 160 mijë grave të periudhës pasmenopauzës, tregoi se rreziki nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës nuk u pakësua mes atyre që merrnin multivitaminë. Në përgjithësi, gratë që merrnin vitamina me tabletë, ishin ato që kishin më pak nevojë për vitamina shtesë. Ato kishin peshë të rregullt trupore, hanin më shumë perime, bënin më shumë ushtrime fizike, dhe përmbaheshin ndaj duhanit ose marrjes së tepruar të pijeve alkoholike.

Duke marrë në shqyrtim këta faktorë, shkencëtarët  nuk vunë re ndonjë dallim në numrin e rasteve të sëmundjeve në zemër ose kanceri midis grave që merrnin vitamina dhe atyre që nuk merrnin. Edhe rreziku i vdekjes së parakohëshme ishte i njëjtë në të dyja këto grupet. Përkrahësit e vitaminave thonë se dozat në tabletat që shiten sot në treg nuk janë mjaft të larta për të ndikuar në përmirësimin e shëndetit. Por edhe siguria e dozave të larta të vitaminave ende nuk është provuar në popullatën mbarë. Tani për tani, ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin  e parandaluar sëmundjet është marrja e vitaminave dhe mineraleve nëpërmjet frutave dhe perimeve dhe jo nëpërmjet tabletave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2009
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031