Fëmijët, dhimbjet e barkut dhe depresioni

E Martë, 13 Gusht 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

painNëse fëmija ka dhimbje të shpeshta barku, kjo mund të jetë shenjë e problemeve të shëndetit mendor në të ardhmen. Dhimbja e barkut është ankesë e zakonshme nga një fëmijë.

Nëse dhimbjet e barkut janë të shpeshta, një studim i ri i vë mjekët pediatër dhe prindërit në gjendje alarmi se dhimbje të tilla mund të nënkuptojnë rrezik të madh për probleme të shëndetit mendor.

Shkencëtarët në universitetin Vanderbilt në Nashville, Tenesi, shqyrtuan rreth 500 fëmijë me dhe pa dhimbje kronike të barkut. Më shumë se 50 për qind e fëmijëve që raportuan dhimbje, përjetuan një çrregullim ankthi në moshë të re – krahasuar me më pak se 20 për qind të fëmijëve pa dhimbje të barkut.

Për më tepër, fëmijët me dhimbje kronike të barkut kishin dy e herë e gjysmë më shumë të ngjarë të provonin depresion.

Për prindërit, kjo është një shenjë e e dukëshme paralajmërimi; por për mjekët pediatër është një kuptim më i mirë i lidhjes midis problemeve psikiatrike dhe mënyrës se si duhet trajtuar dhimbja; kuptim i cili një ditë mund të çojë në terapi të reja të dhimbjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2013
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031