Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit

E Martë, 10 Gusht 2010
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pacientët me sëmundjen e parkinsonit në shkallë të avancuar që trajtohen njëkohësisht me barna dhe operim të quajtur “stimulim i thellë i trurit”, kanë një cilësi më të mirë të jetës, Por ky operacion nuk është pa rrezik.  Sëmundja e parkinsonit, është një çrregullim i dëmshëm i sistemit nervor. Viktimat preken nga dridhje të trupit, ngërçe të muskujve, humbasin aftësive motorike, dallohen për sjellje të paqëndrueshme, mundohen të flasin por nuk munden dhe çdo gjë i duket e panjohur. Kohët e fundit, studjuesit në Britani ekzaminuan efektet e stimulimit të thellë kirurgjike trurit dhe thonë se ky lloj operacioni mund të jetë mënyrë më e mirë sesa terapia me brana për pacientët me sëmunje të Parkionsonit në shkallë të avancuar.

Në studim u përfshinë 366 pacientë.Ata që u trajtuan me stimulim kirurgjik të trurit dhe me terapi me barna, duket se përfituan më shumë sesa pacientët që u trajtuan vetëm me terapi me barna.

Gjatë stimulimit të thellë të trurit – impulse elektrike dërgohen në zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjet. Studimi tregon se kjo mënyrë trajtimi përmirëson dukshëm cilësinë e jetës së pacientëve. Ata janë në gjendje të ruajnë kontrollin e lëvizjeve edhe një vit pas operacionit.

Megjithatë studimi tregoi se 19 për qind e pacientëve të trajtuar me këtë mënyrë stimuluese pësuan një efekt serioz anësor, zakonisht një infeksion, ndërsa një pacienti vdiq.

Por autorët e studimit thonë se rezultatet tregojnë se operacioni për stimulimin e thellë të trurit është një alternativë e rëndësishme për trajtimin e pacientëve me Parkinson të avancuar dhe se duhet të ofrohet për ata pacientë që kanë më shumë gjasa të përfitojnë prej kësaj metode trajtimi, thuhet në studimin e botuar në revistën Lancet Neurology.

One response to “Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit”

  1. neska says:

    alteu rrenqetha mkaft kur e lexova mbi alternativen ei semundjes te parkinsonit.Mendoj se ne te ardhmen do te jete mundshme qe kjo menyre sher eimit sadopak te kesaj semundje/ jete me efikase / Desdoj se do interesoheheni per kete,shume ju faleminderinhiroj tju pyes ne lidhje me semundjen e multiplex scleerozen a ka ndonje studim te rij dhe ndonje alternative te re per i kete semundjesherim.mendoj se do te kemi dic te re mbi ketite. ju je nga Enezafaleminderit.Pershendetje Eneza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031