Mosha e pensionit, puna dhe mprehtësia e trurit

E Martë, 19 Tetor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në luftën kundër “shenjave të pensionit”, amerikanët përdorin fjalëkryqe, Sudoku,  shah e lojra të tjera mendore. Por një studim i ri tregon se për t’a mbajtur trurin në formë është më mirë të punosh sesa të rrish. Ndërsa shumë prej moshatarëve kanë kohë që kanë dalë në pension, Dan Morgenstern as që e mendon një gjë të tillë. Prej 34 vjetësh ai drejton institutin e muzikës në universitetin Rutgers. Dan Morgenstern është 80 vjeç. Ai ndjehet mirë dhe është i bindur se puna e ka ndihmuar që të ketë mendje të  mprehtë.

Dhe ndoshta ka të drejtë, sepse një studim i ri tregon se puna përtej moshës së pensionit ndihmon në mbajtjen e trurit në formë. Doktor Riçard Suzman në institutin  kombëtar të plakjes thotë se vendi i punës mund të jetë një faktor shumë i fuqishëm në ruajtjen e aftësisë së trurit.

Një grup profesorësh të ekonomisë, autorë të studimit, shqyrtuan të dhënat e grumbulluara prej 20 vjetësh mes mijëra personave të moshuar nga 11 vende të botës. Pjesmarrësit në studim u morën në provim për matjen e shkallës së kujtesës, dhe amerikanët – të cilët janë të prirur të punojnë përtej moshë së pensionit – arritën rezultate të larta.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje të thonë nëse mprehtësia mendore lidhet me punën apo është ndërveprimi shoqëror që ndihmon në mos dobësimin e aftësive mendore tek të moshuarit. Disa shkencëtarë nuk janë të bindur dhe duan më shumë të dhëna. Megjithatë studimi e bën më bindës argumentin se trurin përdore ose humbe – si instrumentin – më mirë të përdorur, sesa të ndryshkur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2010
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031