Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2

E Enjte, 31 Mars 2011
4 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Qëndra për kontrollin e sëmundjeve (CDC) parashikon se operacioni bajpas në stomak mund të përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2. Miliona amerikanë vuajnë nga ky lloj diabeti dhe nga kjo procedurë brenda 20 -50 vjetëve të ardhshëm mund të afektohet rreth 1 e treta e amerikanëve të rritur. Këto ditë, në grup ekspertësh të shëndetësisë e mbështetën këtë mënyrë trajtimi kirurgjik duke e quajtur si rrugën më të mirë për të luftuar Diabetin.
Mjekët kanë zbuluar se operacioni bajpas në stomak mund t’a shërojë thuajse menjëherë pacientin me diabet të tipit 2. Dr Phil Schauer i klinikës së Klevelandit, thotë se pacienti mund ta ndërpresë marrjen e insulinës brenda pak orëve pas operacionit.

Gjatë operacioni gastrik bajpas, mjekët zvogëlojnë stomakun kështu që personi ha më pak. Gjatë operacionit, mjekët shkurtojnë zorrën dhe kjo e bën pacientin të marrë më pak kalori. Por në çmënyrë kjo procedurë normalizon nivelin e sheqerit në gjak, kjo nuk është e qartë. Doktor Schauer thotë se efekti i shpejtë i këtij operacioni ka të ngjarë se shkaktohet nga një hormon incretin në zorrë e stomak. Inkretinet shkaktojnë shtimin e insulinës duke normalizuar nivelin e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet.

Katy Wiley ka vuajtur nga diabeti për 16 vjet. Ajo ishte mbi peshë dhe si pasojë e sëmundjes e kishte të vështirë të kryente rregullisht ushtrime fizike. Pak pas operacionit bajpas në stomak, Katy nuk kishte më nevojë të merrte insulinë dhe shumë shpejt humbi rreth 35 kilogram të peshpës së tepërt trupore. Nga mos marrja e insulinës – tani e shëndetëshme – ajo ka shpëtuar nga shpenzimet mjekësore dhe punon çdo ditë.

4 responses to “Operacioni bajpas në stomak shëron pacientët me diabet të tipit 2”

  1. Vertet me erdhi shume mire qe keto Zbulime erdhen tani, po po te kishin ardh me pare me siguri se nena ime e cila eshte me Diabet te tipt2 nuk do te ishte e dializuar dhe do te shpetonte nga kjo semeundje qe ja ka shkateruar te tere organizmin e tash edhe te pamurit.
    Por une ndihem mjaft e lumtur per ket zbulim mjeksor sepse milona njerz ne te ardhmen nuk do te vuajn nga kjo semundje dhe pergezoj mjeksin Amerikane per kete zbulim te madh shkencor,ashtu siq ka thene edhe vet president Obama everything is possible in Amerika, edhe une them tash ashtu se gjdo gje eshte e mundur ne Amerik, kuptohet per te mire .

  2. bujar lulaj says:

    jam 47 vjec me diabet te tipit 1
    jam mbi pesh 10 kg
    mund te beje edhe une bajpasin ne stomak te mos kem me diabet
    nese mundeni me ktheni pergjigjet

    • suzana says:

      jam 49 vjeqe edhe une vuaj nga diabeti i tipit 2 edhe nese ka mundesi me me garantue se nuk perseritet ne te ardhmen diabeti ju lutem me jepni nje pergjigjje,pesha trupore e imja eshte 75 kg.jam nga prishtina.kosove.

  3. bujar lulaj says:

    doja te dija dicka me teper per rezultatet e bajpasit per te ulur diabetin
    nese kjo do jepte rezultate do ishte shume mire per mbare njerezimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2011
M T W T F S S
« Dec   Apr »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031