Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Vera e kuqe jo-alkoolike, më efektive në luftën kundër presionit të lartë të gjakut.
Një studim në revistën”Circulation” shqyrtoi rreth 70 burra me diabet ose me rrezik shumë faktorësh për sëmundje kardiovaskulare.
Çdo njerit prej pjesmarrësve në studim iu bënë analizat pasi konsumimit për një periudhë 3 javore;
– Verë të kuqe
– Verë të kuqe jo alkoolike
– Xhin
Analizat treguan:
– Një rënie të konsiderueshme në presionin e gjakut pas konsumit të verës së kuqe jo-alkoolike
– Një rënie e lehtë e presionit të gjakut pas marrjes së verës të kuqe
– Jo efekt pas marrjes së xhinit.
Studimi sugjeron se përfitimet nga vera e kuqe jo alkoolike janë të lidhura me shlodhjen e enëve të gjakut, veprimet e anti-oksidantëve dhe jo-alkoolin në gjak. Pra, me verën e kuqe jo-alkoolike pa frikë mund të ngrihet dolli për shëndetin, edhe pse ajo mund të mos shijojë si vera e zakonëshme.