Rezultate befasuese në një studim mbi ankthin

E Martë, 22 Janar 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

A2XKush ndjehet i shqetësuar nga anthi dhe struket, tërhiqet, shmanget duke u fshehur nga bota, nuk është vetëm. Mbi 40 milionë amerikanë (18 % e popullsisë së rritur) thonë se kanë ndjenja ankthi. Megjithatë, studimet e fundit kanë arritur në disa përfundime të habitshme në lidhje me atë që shkakton ankthin në radhë të parë.

Çdo njeri është i lindur me një përgjigje natyrale ndaj stresit dhe ankthit. Por si çdo mekanizëm tjetër, edhe mekanizmi i kontrollit të ankthit ka difekte. Nëse një pjesë e këtij mekanizmi shkon keq, i tërë sistemi mund të dalë jashtë kontrollit.

Në kohët parahistorike, njerëzit kishin nevojë për nivel të lartë kontrolli të ankthit (ata reagonin duke u fshehur a duke u ngjitur në pemë) për t’u ruajtur a mbrojtur nga rreziqet natyrore a të mjedisit – kafshë të egra rivale e mishëngrënëse ndodheshin kudo – mbijetesa e tyre vihej vërtetë në pikëpyetje.

Por në kohët moderne mënyrat e mbijetesës jane ndryshe, i njëjti mekanizëm për t’u mbrojtur ka evoluar dhe njerëzit përgjigjen duke u bërë nervozë, kur parandjenë ndonjë rrezik sado të vogël, ose atmosferë të pakëndshme. Sa herë i thotë njeriu vetes “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, cështja nuk është ‘jetë-a-vdekje’, por ankthi prapseprap e grryen përbrenda.

Një grup shkencëtarësh amerikanë thotë se shkaku i shqetësimit është niveli i ulët i dy substancave në trup – GABA dhe Serotonin, që janë zbutës natyrorë të ankthit dhe stresit. Gjatë 18 muajve të fundit, shkencëtarët në një laborator në Nju Jork kanë kryer prova me 3 bimë, duke krijuar një substancë të kombinuar, e cila mund të luftojë ankthin, pasi rrit nivelet Serotonin dhe GABA në trupin e njeriut.

Rezultati? Personi ndjehet më i lehtësuar, më pak i shqetësuar dhe ankthi zhduket. Me kalimin e kohës, substanca, e quajtur A2X, ndihmon gjithashtu për të qetësuar përgjigjen natyrale të trupit ndaj stresit.

Provat klinike kanë treguar se A2X nuk krijon efekte anësore.

Megjithëse studimi është kryer nën kujdesin e Administratës së Ushqimeve dhe Barnave (FDA), ajo nuk e ka miratuar dhe as nuk e ka hedhur poshtë përdorimin e kësaj substance, pasi FDA vlerëson vetëm ushqimet dhe barnat, por jo shtojca si A2X ose produkte të ngjashme. Për këtë arsye, A2X nuk shitet në farmaci, sepse nuk është e destinuar për të diagnostikuar, parandaluar, trajtuar a kuruar ndonjë sëmundje, nuk konsiderohet ilac. A2X ofrohet në numër të kufizuar në formë mostrash për publikun në dyqane bimësh mjekesore ose barnash plotësues dietikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2013
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031