Moraliteti i poetit

E Mërkurë, 30 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

James Joyce _Ezra Pound30 tetor 1885 – Lindi Ezra Weston Loomis Pound – poet amerikan, kritik i lëvizjes moderniste; kërkonte kthim në vlerat klasike në saktësi, qartësi, ekonomi të gjuhës. Punimet më të njohura të tij përfshijnë “Ripostes” dhe “Cantos” të pa përfunduara.

Ezra Pound ishte amerikan i mërguar; në Londër e Paris në fillim të shekullit të 20-të, ku punoi si redaktor i disa revistave letrare amerikane dhe ndihmoi për të zbuluar e popullarizuart shkrimtarë si TS Eliot, James Joyce, Robert Frost, Ernest Hemingway; “Ezra mbron miqtë kur sulmohen; rri zgjuar gjithë natën me ta kur pretendojnë se janë duke vdekur; heq nga kokat e tyre idenë për të vrarë veten; merr përsipër shpenzimet spitalore; nxit botuesit për të marrë librat e tyre”, ka shkruar Hemingway për Ezrën.

I revoltuar nga vrasjet e shumta në Luftën e Parë Boterore, midis dy luftrave Ezra Pound, hebre, përqafon fashizmin e Benito Musolinit dhe shpreh mbështetje për Adolf Hitlerin; ai bëhet folës radioje me pagesë nga qeveria fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore për qindra transmetime kundër Shteteve të Bashkuara.

Më 1945, Ezra arrestohet për tradhti nga forcat amerikane në Itali; u mbajt në paraburgim në një fushim ushtarak amerikan në Pisa, ku 25 ditë i kaloi jashtë në natyrë në një kafaz të ngushtë, me shufra hekuri. Kjo i shkaktoi një krizë nervore; mjeku e shpall të paaftë mendërisht për të dalë në gjyq dhe dërgohet në spitalin psikiatrik St Elizabeths në Uashington, DC, ku mbahet për 13 vjet si pacient dhe i burgosur.

Në paraburgim në Pisa, Ezra shkroi pjesën e Cantos, e njohur si “Pisan Cantos”, për të cilat, më 1949, Biblioteka e Kongresit e nderoi me Çmimin Bollingen, duke shkaktuar polemika të shumta. Ezra doli nga spitali në vitin 1958 dhe u kthye në Itali, ku jetoi deri sa vdiq më 1972. Pikëpamjet politike bënë që puna e Ezras të mbetej në hije. Ernest Hemingway,  megjithatë shkroi se “vepra më e mirë e tij – Cantos – do të qëndrojë për aq kohë sa ekziston letërsia”.
Nga Ezra Pound
– “Imoralitet”
(shqipërim)

“Këndo për dashuri e plogështi,
Çdo gjë tjetër është pa vlerë
Në shumë vende kam qenë
Mes njerëzve s’pashë gjë tjetër.
Do t’ pranoja më mirë ëmbëlsi
Lulesh zije të vyshkura.
Sesa të bëj punë të mëdha
që njerëzit të më dallonin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2013
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031