Qitroja e dëmshme kur merret me ilaçe

E Martë, 21 Prill 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

grapefruitFruti i qitros dhe lëngu i tij përdoren shumë në menunë e mëngjesit. Por shkencëtarët thonë se qitroja duhet shmangur nga personat që marrin edhe ilaçe. Qitro ndërpret procesin e shpërberjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë. Përzierja e këtyre ilaçeve me qitron, në disa raste mund të shkaktojë mbidoza e në raste të tjera i bën pacientët të mos marrin dozën e mjaftueshme të ilaçeve për të cilat kanë nevojë.

Ekspertët rekomandojnë që para marrjes së një ilaçi, pacienti duhet të lexojë me kujdes etiketën nëse aty përmendet qitroja. Një grua në shtetin Uashington nuk e dinte këtë kur filloi një dietë me qitro dhe për pak humbi këmbën si pasojë e bllokimit të gjakut nga grimcat e mpiksura. Mjekët thonë se në këtë rast, qitroja shkaktoi bllokimin e përhapjes në trup të estrogjenit që ajo kishte marrë nëpërmjet tabletave kundër shtatzënisë.

Nga qitroja ndikohen një sërë ilaçesh të tjera. Barnat Statin për uljen e nivelit të kolesterinës mund të bëhen shkak për nxitjen e sëmundjeve muskulare kur përzihen me qitron. Fruti i qitros mund të shkaktojë probleme edhe nëse ndërthurret me disa lloj ilaçesh kundër depresionit, aritmisë, alergjisë dhe hollimit ë gjakut.

Sipas një studimi botuar në revistën Lancet, problemi shkaktohet sepse qitroja dhe këto barna ndjekin të njëjtën rrugë të përhapjes në organizëm, dhe atje ku qitroja është e pranishme, barnat nuk mund të kryejnë funksionin e tyre, pasi nuk arrijnë të shpërndahen e bllokohen, dhe ashtu të bllokuara bëhen rrezik për shtimin e niveleve toksike në trup.

Nëse personi është i pasigurt se qitroja krijon reaksion me barnat që ai merr, këshilla e mjekut është e domosdoshme, sepse nga marrja çdo ditë, qoftë edhe në sasi të vogël, e qitros mund të bëhet shkak për probleme të rënda kur ky frut ndërthurret me ilaçe të gabuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2009
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930