Sipas një studimi të ri, neandertalët dhe njerëzit modernë kanë bashkëjetuar për rreth 5 mijë vjetë (45.000 -39.000 vjet më parë). Shkencëtarët kanë prova të forta për të sugjeruar se neandertalët kanë jetuar në mbarë Evropën dhe u zhdukën në kohë të ndryshme, duke u zëvendësuar me shpejtësi nga njerëzit modernë…”por sigurisht Neandertalët, kushërinjtë tanë të afërt, nuk janë zhdukur krejtësisht për shkak se disa prej gjeneve të tyre ndodhen në shumicën prej nesh”, thuhet në studimin e një grupi shkencëtarësh të Universitetit të Oksfordit, Angli.
Shkecëtarët analizuan me radiokarbon rreth 200 mostra të eshtrave, nga 40 vende të rëndësishme arkeologjike evropiane. Rezultatet treguan se të dy grupet (neanderterdalët dhe njerëzit) përkuan për një periudhë të konsiderueshme, duke i dhënë kohë mjaftueshme vetes për ndërveprim a hibridizim.
Më parë mendohej se këto lidhje, marrëdhënie, bashkime, kishin ndodhur në Afrikë; studime të tjera të kohëve të fundit kanë sugjeruar se të dyja grupet u ndërlidhën jashtë Afrikës dhe se analizimi i eshtrave me radiokarbon sugjeron se Neandertalët mund të kenë mbijetuar në grupe të vogla në zona të thella të largta të ndryshme të Evropës para se të zhdukeshin plotësisht si specie më vete.
Më parë mendohej se këto lidhje, marrëdhënie, bashkime kishin ndodhur në Afrikë; studime të tjera të kohëve të fundit kanë sugjeruar se të dyja grupet u ndërlidhën jashtë Afrikës dhe se analizimi i eshtrave me radiokarbon, sugjeron se Neanderthalët mund të kenë mbijetuar në grupe të vogla në zona të thella të largta të ndryshme të Evropës para se të zhdukeshin plotësisht si specie më vete.