Në art, trishtimi është i këndshëm

E Martë, 02 Shtator 2014
Leave a comment

Music NotesMuzika e trishtë në fakt mund të shkaktojë emocione pozitive, ndryshe nuk ka si shpjegohet pse njerëzve u pëlqen të dëgjojnë muzikë të tillë.

Psikologë nga Universiteti i Tokios  mblodhën  44 vullnetarë për të dëgjuar pjesë muzikore; të trishtuar dhe të gëzueshme. Për muzikë të trishtë ata morën “La Separation” të Glinkës dhe “Sur Mer” të Blumfeldit.  Pjesë nga muzika e gëzuar u zgjodh “Allegro de Concierto” e Granados.

Studiuesit vunë re  muzika e trishtuar shkaktoi emocione të kundërta, sepse pjesëmarrësit ndjenë se muzika e trishtuar ishte më tragjike, a më e trishtueshme, më pak romantike sesa ata ndjeheshin vetë kur e dëgjonin.  Në përgjithësi, muzika e trishtuar shkakton trishtim, që konsiderohet si emocion i pakëndshëm, por nëse muzika e trishtuar vërtetë shkakton emocione të pakëndshme, atëherë  njerëzit nuk do ta shijonin a pëlqenin.

Ndryshe nga trishtimi në jetën e përditshme, trishtimi i përjetuar përmes artit është i këndshëm, ndoshta sepse nuk përbën rrezik aktual. Prandaj, arti i vërtetë, mund t’i ndihmojë njerëzit të merren me emocionet e tyre negative në jetën e përditshme, përfundon studimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2014
M T W T F S S
« Aug   Oct »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930