Shkencë:Origjina e ujit

E Enjte, 11 Dhjetor 2014
Leave a comment

ROSETTANjë prej hipotezave kryesore të formimit të Tokës është se ajo ishte aq e nxehtë kur u formua 4.6 miliardë vjet më parë sa çdo përmbajtje ujit duhet të kishte zier. Por, sot, dy të tretat e sipërfaqes së Tokës janë mbuluar në ujë.

Në këtë skenar, uji duhet të ketë ardhur nga goditjet e kometave dhe asteroideve pasi planeti ishte ftohur. Debati vazhdon..

Kyç për të përcaktuar nga ka ardhur uji është në ‘shijen’ e tij, thonë shkencëtarët, në krahasimin e deuteriumit – një formë hidrogjeni me një neutron shtesë – me hidrogjenin normal.

Një raketë evropiane, Rosetta  dërgoi në Tokë të dhëna interesante nga kometat.

Kometat janë mjete unike për Sistemin e hershëm diellor: ato kanë materiale të mbetura nga disku protoplanetar, dhe për këtë arsye mendohet se pasqyrojnë përbërjen fillestare.

Por në sajë të dinamikës së fillimit të Sistemit Diellor, ky nuk është proces i thjeshtë; vetëm në kometat që mund të kenë formuar rajonin Uran-Neptun, mjaft larg nga Dielli,  akull-ujë mund të mbijetojë.

Në anën tjetër, kometat që hyjnë në familjen Jupiter, të cilat mendohet të jenë formuar përtej Neptunit, ndodhen rreth Diellit midis orbitave të Tokës dhe Marsit.

Matjet e mëparshme të deuterium / hidrogjenit (D / H) kanë treguar një gamë të gjerë vlerash. Më 2011, nga 11 kometat, për të cilat u bënë matjet, D / H u gjet në kometa 103P / Hartley 2, të familjes Jupiter. Misioni i fundit evropian, sjell të dhëna se hidrogjen përmbajnë edhe kometa të tjera.

Kështu, pavarësisht faktit se asteroidet kanë përmbajtje shumë më të ulët uji, ndikimet nga një numër i madh i tyre mund të kenë rezultuar në oqeane në Tokës.

Ky zbulim i papritur mund të tregojë një origjinë të ndryshme për kometat e familjes Jupiter – ndoshta ato u formuan në distanca më të largta të Sistemit Diellor se sa është menduar më parë.

Gjetja gjithashtu përjashton idenë se vetëm kometat Jupiter përmbajnë ujë si ai i tokës, dhe  ky vëzhgim rindez debatin në lidhje me origjinën e ujit të Tokës.

Ndërsa sonda Roseta vazhdon udhën në orbitë rreth Diellit, shkencëtarët ndjekin se si ajo evolon dhe sillet, për të kuptuar diçka rreth evolucionit të Sistemit Diellor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031