Shkencë – truri dhe të folurit

E Premte, 20 Shkurt 2015
Leave a comment

BrocaNë vitin 1860, mjeku francez Pierre Paul Broca e caktoi rajonin paraballor të trurit si selinë e fjalës. Prej atëherë kjo zonë quhet Broca, është ndër pjesët më të studiuara të trurit, dhe e njohur si qendra e komandës për të folurit.

Por tani, shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, po e sfidojnë këtë teori, duke thënë se Broca mbyllet kur njeriu flet me zë.

Zbulimi ka implikime për diagnoza dhe trajtime të epilepsisë dhe lëndimeve të trurit që shkaktojnë dëmtime të të folurit.

Neuro-shkencëtarët e ndajnë qendrën e trurit përgjegjëse për të folurit në dy rajone kryesore: një për të perceptuar fjalën dhe tjetra për të prodhuar të folurit.

Sipas zbulimit të ri, zona Broca nuk është qendër për prodhimin e të folurit, por një zonë kritike për integrimin dhe koordinimin e informacione në të gjithë rajonet e tjera të trurit.

Broka angazhohet me zonën që organizon të dhënat ndijore, dhe më vonë me korteksin motorik, ndërsa njeriu proceson fjalën dhe planifikon se çfarë tingulli dhe lëvizje të gojës do të përdorë për ta shprehur.

Studimi gjeti se zona Broca del nga ky proces kur njeriu fillon të thotë fjalët, por mund të mbetet aktiv gjatë bisedës, për të planifikuar fjalët ardhshme dhe fjali të plota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2015
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728