Pavarësisht abuzimit të mundshëm me barna që përmbajnë opium (opiode), këto ilaçe kanë qenë prej kohësh mundësia më e mirë ndaj dhimbjeve të forta. Ato ndërveprojnë me receptorët e qelizave të trurit që stimulojnë sinjale për të ndalur dhimbjen.
Neuroshkencëtarët thonë se kanë gjetur një tjetër mënyrë për t’i aktivizuar këta receptorë me anë të dritës. Shpresa është për të zhvilluar mënyra për ta përdorur dritën për lehtësimin e dhimbjeve, me sa më pak efekte anësore.
Por, para se kjo të arrihet, studiuesit po përpiqen të mësojnë mënyrat më efektive për të aktivizuar dhe çaktivizuar rrugët e receptorëve në qelizat e trurit.
Duke kombinuar proteinat rhodopsin, që drita prodhon në retinën e syrit, me një lloj të veçantë receptori opiod, shkencëtarët ndërtuan një receptor që i përgjigjet dritës në të njëjtën mënyrë që receptorët opioid iu përgjigjen barnave.
Vicodin Oxycontin, ilaç për lehtësimin e dhimbjeve, ndërvepron me receptorët në tru. Por me kalimin e kohës, pacienti zhvillon tolerancë dhe nganjëherë varësisë. Barnat opiod gjithashtu mund të ngadalësojnë frymëmarrjen dhe në mënyrë tipike shkaktojnë kapsllëk.
Në teori, receptorët e krijuar nga drita nuk paraqesin rreziqe të tilla. Dhe dita kur ato të veprojnë pa ndikuar receptorët e tjerë është e mundshme. Studimet në këtë fushë vazhdojnë.