Të mirat e ecjes

E Martë, 02 Qershor 2009
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

walkingPër të patur një zemër të shëndetëshme, duhen luajtur këmbët, thuhet në një studim të kohëve të fundit.  Ecjet e gjata që ndihmojnë për djegjen e kalorive mund të përmirësojnë faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Madje ecje të tilla, sipas studimit, rekomandohen edhe për personat që sapo kanë kaluar një sëmundje kardiake dhe janë në procesin e rehabilitimit apo rikthimit në jetën normale.

Për dekada, mjekët i kanë këshilluar pacientë që kanë përjetuar goditje në zemër që të kryejnë ushtrime të lehta fizike, dhe tani studimi tregon se këta persona mund të jetojnë më gjatë sesa ata që nuk zbatuan këshillat e mjekut në këtë drejtim.

Këto këshilla kanë mbetur thuajse i pandryshuara që prej viteve 1970, por studimi i ri tregon se shëndeti i pacientëve mund të  përfitojë edhe më shumë nëse ushtrimet fizike shtohen.

Mjekët pranë universitetit të Vermontit morrën në shqyrtim 74 pacientë që ndodheshin në procesin e rehabilitimit pasi kishin pësuar goditje në zemër. 50 përqind e tyre kryen ushtrime fizike të zakonshme si ecje, ngarje biçiklete ose vozitje me varkë. Koha e ushtrimeve të tyre ishte 30 minuta, 3 herë në javë. 50 përqind e pacientëve të tjerë kryen ecje për 45 minuta deri 60 minuta, thuajse cdo ditë.

Pas 5 muajsh, pacientët që kishin kryer ecje të gjatë kishin një përmirësim më të madh në nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterinës, në tensionin e gjaku dhe ndjeheshin më mire fizikisht. Ata gjithashtu humbën 10 kg të peshës trupore në krahasim me 4 kg që humbën pacientët e tjerë që kryen ushtrime të zakonshme e 3 herë në javë.

Ekspertët thonë se edhe ushtrimer pa shumë sforcime si ecja mund të ndihmojnë në djegjen e mijëra kalorive në javë në se kryhen shpesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2009
M T W T F S S
« May   Jul »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930