Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Më 16 tetor, 1846 – Në Kaninë të Vlorës, në një familje bejlerësh fisnikë, lind Ismail Qemali (rreth datës së lindjes së tij ekzistojnë kundërthënie). Ai arsimohet në Janinë, në gjimnazin “Zosimea” vatër edukimi kulturor për shumë figura të Rilindjes Kombëtare.