Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Më 31 mars 1892 – Në Ziçisht, Korçë, lindi Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi, diplomat, historian, publicist, politikan, atdhetar. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai ishte nxënës i shkëlqyer dhe për këtë arsye fitoi një bursë nga qeveria osmane për të studiuar në fakultetin juridik në Selanik.