Studim: Zjarret dhe Dinosaurët

E Shtunë , 29 Nëntor 2014
Leave a comment

SaskatchewanQë nga koha e dinosaurëve 66 milion vjet më parë, pyjet përfshihen nga zjarret në të njëjtën mënyrë si sot.

Gjatë një ekspedite në rajonin Saskatchewan, në jug të Kanadasë, shkencëtarët nga universiteti McGill zbuluan dëshmi të zjarrit pyjor – ripërtëritje të bimëve pas një zjarri – dhe krijuan një pamje të ekologjisë në tokë pak para zhdukjes në masë të dinosaurëve. Gjithashtu, ata kanë dëshmi se temperatura mesatare vjetore në Saskatchewan jugore ishte 10-12 gradë Celsius më e ngrohtë se sot, me pothuajse 6 herë sa më shumë reshje.

Vendi e pyjeve të prekur nga zjarri, dominohet nga një bimësi mjaft e ngjashme me atë që fillon kur pyjet përtërihen pas një zjarri sot.

Rezultat i drejtpërdrejtë i një zjarri pyjor 66-milion-vjeçar është ruajtur në gur – për më tepër, fosilet e bollshme bimore  ndihmojnë për të vlerësuar kushtet klimatike për periudhën e fundit të dinosaurëve në Kanada.

Zjarret në pyje mund të ndikojnë biodiversitetin e bimëve dhe të kafshëve; konstatimi i ripërtëritjes ekologjike nga një zjarr i lashtë do të ndihmojë të kuptuarit e këtij biodiversitet menjëherë para zhdukjes në masë të dinosaurëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2014
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930