Vitamina B dhe Alzheimeri

E Hënë, 01 Dhjetor 2008
3 comments

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

alzaimerKa kohë që shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes së Alcajmerit (Alzheimer), nga e cila preken gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, numri i rasteve me Alcajmer dyfishohet çdo 5 vjet për persona nga mosha 65 deri 85 vjeç. Por nëse kjo sëmundje vonohet për 5 vjet, numri i rasteve në mbarë botën do të përgjysmohej.

Deri kohët e fundit, mjekët kishin shpresuar se doza të larta me vitamine B mund të ulnin ritmin e vdekjes së qelizave të trurit dhe si rrjedhojë të ngadalësonin keqësimin e sëmundjes. Por një studim i ri tregoi se vitamina B në doza të larta nuk ishte e efektshme, përkundrazi ajo duket se i shtoi rastet e depresionit tek pacientët që e marin atë. Doktor Paul Ejsin, një prej autorëve të studimit, thotë se rezultatet ishin zhgënjyese, pasi marrja e vitaminës B në doza të larta nuk pati ndonjë ndikim pozitiv ndaj Alcajmerit.

Pacientët me Alcajmer kanë nivele të larta të një substabnce kimike të quajtur homocystein. Vitamina B ndihmon për shpërbërjen e kësaj substance në gjak, prandaj shkencëtarët donin të vërtetonin nëse shtimi i vitaminës B tek pacientët me Alcajmer do të ndihmonte në ngadalësimin e humbjes së kujtesës. 240 pacientë morën çdo ditë vitamina B, ndërkohë që 170 të tjerët morën placebo. Tek ata që morën vitamina B niveli i homocystinës u pakësua rreth 25 përqind, megjithëse të dy grupet e pacientëve patën të njëjtën shkallë humbjeje kujtese.

3 responses to “Vitamina B dhe Alzheimeri”

  1. linka says:

    diqka me shum per vitaminen B.si ndikimi i saj ne organizem rendesia e saj etj,…

  2. linka says:

    diqka me shum per vitaminen B ne pergjithsi

  3. keli says:

    dicka me shum rreth vitamines b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2008
M T W T F S S
« Dec   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031