Mikrobet e gripit jetojnë më gjatë se ç’mendohej

E Martë, 02 Dhjetor 2008
3 comments

Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës

microbes-wallpaper3Një studim i ri tregon se mikrobet që shkaktojnë të ftohurin e zakonshem jetojnë më gjatë sesa mendohej më parë. Shkencëtarët thonë se këto mikrobe mund të qëndrojnë të gjalla për disa ditë në dorezat e dyerve e sipërfaqeve të tjera. Studimi i kryer nga shkencëtarë në universitetin e Virxhinias tregon se kur persona me të ftohur ose grip prekin dorezën e derës,  ata lënë edhe mikrobe. Në se dikush  tjetër jo i sëmurë e prek këtë dorezë, në 90 përqind të rasteve mikrobi kalon në trup. Madje në 50 përqind të rasteve këto mikrobe transmetohen edhe pas 48 orësh. Doktor Filip Tierno pranë universitetit të Nju Jorkut thotë se viruset mund të transmetohen kudo në shtëpi, prandaj për higjenë të mirë shtëpiake ai rekomandon pastrimin shpesh të sipërfaqeve të ndryshme me solucione disinfektuese. Gjatë studimit u vu re se sipërfaqet më të ndotura në shtëpi janë dorezat e dyerve, pajisjet për kontrollin e televizorit, lodrat dhe rubinetat. Doktor Tierno thotë se larja e duarva para prekjes së fytyrës dhe para ngrënies, mund të eleminojë thuasje plotësisht mundësitë e prekjes nga gripi apo i ftohuri i zakonshëm.

3 responses to “Mikrobet e gripit jetojnë më gjatë se ç’mendohej”

  1. arton says:

    une quhem arton elshani jem i drenasit jetoj ne paris,
    nuk e di qfar te them sepse jan te rrezikshme smundjet keqberese

  2. leandra says:

    shume e saktë kjo pjes me se shumti mokrobet ngjiten ne doreza te dyerve . eshte mir te jet edhe neper revista dhe gazeta kjo pjes.

    nga:leandra ukshini

    GJILAN Kosovë

  3. frenkli says:

    kjo eshte shume e drejte per mua mikrobet je gjeja me e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2008
M T W T F S S
« Dec   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031