Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
Retinopathia diabetike që shkaktohet nga ndryshimet në venat e gjakut në retinë është bëhet edhe një nga shkaktarët kryesorë të verbimit. Vështirësitë në qarkullimin e gjakut përbëjnë një problem të zakonshëm për pacientët me diabet. Kur venat e gjakut në sy bllokohen, pasoja shpesh është humbja e shikimit. Mënyra më e mire për parandalimin e dëmtimit të syve nga diabeti është mbajtja e nivelit të sheqerit në gjak nën kontroll. Por kërkimet e reja në këtë fushë tregojnë se edhe një ilaç i thjeshtë kundër presionit të gjakut mund të ndihmojë.
Një grup shkencëtarësh nga disa vende të ndryshme kryen disa studime ku u përfshinë pacientë me diabet të tipit 1 dhe 2. Ata vunë re se një tablet i quajtur Atacand ose Ratacand që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, pakëson 18 përqind rrezikun e dëmtimit në sy tek personat me diabet të tipit 1.
Tek personat me diabet të tipit 2, ilaçi Atakand ngadalëson procesin e humbjes së shikimit. Përfitimet nga ky ilaç janë të thjeshta dhe nuk mund të quhet kurë. Por 65 mijë amerikanë që preken cdo vit nga humbja e të parit si pasojë e diabetit, edhe një parandalim sado i vogël sjell një ndryshim të madh në jetën e tyre .
One response to “Trajtimi i pasojave të diabetit”
i fejuari im eshte diabetik pa insulin nuk mund te haje asgje deshta te pyes a mund te kete pasoja tek femijet e mi ne te ardhmen qe te lindin me ndonje te mete ?