Paniku dhe sëmundjet e zemrës

E Martë, 30 Dhjetor 2008
13 comments


panic-attack-munchÇdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm.  Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm.Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë  sulme të shpeshta paniku,  shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës. Ata mendojnë se ky rrezik vjen nga ngurtësimi i artereve si pasojë e shtimit tej mase të veprimtarisë së sistemit nervor.

Statistikat tregonë se rreth 5 përqind e amerikanëve provojnë sulme paniku gjatë një periudhe të jetës së tyre dhe rreth 3 përqind i përjetojnë ato çdo vit. Gjithashtu është vënë re se shumë prej atyre që preken nga sulmet të vazhdueshme të ndjenjave të panikut, vuajnë nga  sëmundje në zemër.

Kohët e fundit shkencëtarët pranë Kolegjit Universitar të Londrës studiuan lidhjen midis panikut dhe problemeve në zemër dhe arritën në përfundimin se paniku mund të jetë shkaktar i shtimit të goditjeve në zemër. Ata  morrën në shqyrtim 57 mijë vetë që vuanin nga paniku që do të thotë se kishin provuar ankth të pakontrolluar për më shumë se 6 muaj. Në grupin tjetër ata përfshinë  persona pa simptoma paniku. Shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me panik kishin 38 përqind gjasa për të pësuar një goditje në zemër dhe 44 përqind më shumë gjasa për t’u prekur nga ndonjë sëmundje në zemër.  Shkencëtarët spekullojnë se kjo ndoshta vjen si pasojë e ngurtësimit të artereve tek personat me panik ku sistemi nervor detyrohet të veprojë në mënyrë tepër të sforcuar. Ata i botuan rezultatet e studimit të tyre në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës.

Por gjatë studimit shkencëtarët zbuluan një paradoks; personat që vuanin nga paniku, megjithëse mund të prekeshin nga sëmundje të zemrës, ata kishin 25 përqind më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të tilla. Ekspertët thonë se shpjegimi i mundshëm është se pacientët që vuajnë nga paniku shkojnë rregullisht tek mjeku për të kontrolluar gjendjen e tyre,  dhe kjo bën që rastësisht të dallohen edhe problemet në zemër e pastaj të diagnostikohen e trajtohen  që në fazë më të herëshme, ndryshe nga personat e zakonshëm të cilët shkojnë tek mjeku një herë në 6 muaj a një vit, ose vetëm kur sëmëndja ka përparuar.

13 responses to “Paniku dhe sëmundjet e zemrës”

  1. Roza Allabashi says:

    I nderuar z. Lulushi, a mund te me dergoni ne adresen e mesiperme te e-mailit citatin e sakte te studimit te permendur (revista europiane mbi semundjet e zemres)?

  2. astritlulushi says:

    Teksti i studimit ndodhet ne kete faqe elektronike te European Heart Journal http://eurheartj.oxfordjournals.org/cgi/content/full/ehn477

  3. avdushi says:

    astrit nderimet e mija …te lutem nese ka mundesi te beni diq ne temen qrregullim somatik dhe sindromi psikosomatik ….qe une vuaj nga kjo…do u isha shum mirnjohes te di se si jan metodat eshrimit , simptomat si dhe medikamentet qe te di une ne kosov se ajam duke utrajtuar mir …flm per mirkuptim me dergo ne add a.nebihi@yahoo.com

  4. ERJOLA SHEHU says:

    semundja e zemres osht shum e rrezikshme kur te kap osht shum rrezik nga Juniku.ERJOLASHEHU@HOTMAIL.COM

  5. troja says:

    shpesh me rrah zemra shpejt sikur me ka hi diqka mrenda sikur gzohem idhnohem punoj luaj rri ha aapo pi me ndodh ne qdo moment nganjeher shum her ne dit shum nganjeher ma rrall po edhe ne gjum kur bi ne krahun e djath duhet me pas kujdes qysh po rri ku ela doren ku mrapa shpines me duhet me qit se smuj me duru mbi gjoks po edhe mardhenje kur kam me kap ajo

  6. edhe u e kam semunundjen e zemres po r sbesoj qe dot me sherohet
    po me vjen ke q per veten

  7. un edhe neje semundje e kam semundjen e krojes mendoj se dotme sheroni po me ndihmoni ju lutem

  8. rina rugova says:

    mendihmoni ju lutem kam nje semundje zemre met vertet.

  9. O cfare shtet i poshter as nuk me ndihmon per kete semundje qe e kam te kancerit…

  10. Une quhem Arbesa qe kam semundjen e sheqerit. Shteti as qe po i ndihmon njerezit dhe mjeket vec marrin rrogat.

  11. jona says:

    Amund te jem semur nga zemra nese me therr ndodh brenda javes 4-5 her kur ja fillon 3 her me therr sikurr te me godet me thike dhe ndjej shtrengime a mund te quhet semundje e zemres. |

  12. arta says:

    a ben ta di se si duket kanceri ne gji?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2008
M T W T F S S
« Dec   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031