Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
Disa barna mjaft të përdorëshme për trajtimin e astmës mund të mos jenë shumë përfituese për fëmijët, thuhet në një studimi qeveritar. Por sipas studimit të agjencisë amerikane për ushqimet dhe barnat, këto ilaçe duket se nuk pakësojnë ose nuk lehtësojnë simptomat e astmës tek fëmijët, ndërkohë që shtojnë gjasat për efekte të dëmshme anësore.
Shumë studime kanë treguar se Advair, Serevent, Foradil dhe Symbicort përmirësojnë funksionimin e mushkërive dhe pakësojnë nevojën për ndërhyrje urgjente tek pacientët që vuajnë nga astma. Por kërkimet e reja kanë ngritur disa pyetje serioze lidhu me rrezikun e mundshëm të barmave kundër asthmës, që pacienti i merr duke i thithur nëpërmjet paisjes. Një shqyrtim i kryer nga libraria Cochrane tregon se fëmijët që përdorin pajisjet për thijen e barnave përmirësuan funskionimin e mushkërisë por rreziku i tyre për t’u prekur nga ndonjë sulm i ashpër astmatik nuk u pakësua.
Agjencia amerikane që kujdeset për cilësinë e ushqimit dhe barnave tani po kryen hetime rreth cilësisë së këtyre ilaçeve.Para dy vjetësh, kjo agjenci i detyroi firmat farmaceutike të shtonin në etiketën e këtyre ilaçve edhe paralajmërimin mbi shtimin e mundshëm të gjasave për vdekje nga astma. Sipas një analize të re të kësaj agjencie qeveritare, fëmijët nën moshën 11 vjeç të prekur nga astma, mund të jenë veçanërisht në rrezik.
Disa ekspertë mendojnë se thithja e ilaçeve kundër astmës është e rrezikëshme, por të tjerë thonë se përfitimet janë më të mëdha, të paktën për personat në moshë të rritur. Të gjitha këto të dhëna janë duke u shqyrtuar me kujdes nga agjencia e ilaçeve, e cila deri tani nuk ka dalë me ndonjë vendim për të lejuar ose ndaluar shitjen në farmaci të ilaçeve Ilaçet Advair, Serevent, Foradil dhe Symbicort që thithen për të lehtësuar frymëmarrjen tek personat që vuajnë nga astma.