Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Larja e duarve me ujë e sapun është mënyra më e lehtë, por edhe më e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e gripit. Shpesh, gjatë rrjedhës dinamike të ditës, kjo strategji e thjeshtë harrohet. Atëherë, cila është mënyra më e mirë për t’u kujtuar njerëzve që të lajnë duart? Disa studimet në Britani kanë zbuluar se lajmërimet në banjë që i lusin njerëzit të lajnë duart janë më dobishmet.
Ekspertët përdorën ndjesorë elektrike për të ndjekur shfrytëzimin e ujit dhe sapunit, për rreth 250 mijë persona, dhe vendosën në hyrje e VC-ve publike porosi të tilla si “Uji nuk vret mikrobe, sapuni po”.
Por mesazhi më e efektshëm ishte ai që e nxiste njerin për të parë sesi vepronte tjetri duke bërë pyetjen “A po i lan duart me sapun personi pranë jush?”
Gjatë vëzhgimit u vu re se disa njerëz i shikonin me nënçmim lajmërime të tilla, pasi mendonin se larja e duarve është veprim i thjeshtë që gjithkush e bën pa ia kujtuar njeri. Dhe ishte kjo ndjenjë nënvlerësimi që i bënte shumë prej tyre të mos i lanin duart.
Gjatë studimit u vu re se gratë i lanin duart më mirë e më me kujdes, ndërsa burrat e përdornin sapunin në 50 përqind të rasteve.