Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Përparimet dhe mënyrat e reja në fushën e trajtimit të kancerit kanë bërë që sot gjithnjë e më shumë fëmijë t’a mbijetojnë këtë sëmundje. Por një studim i kryer nga instituti kombëtar amerikan i kancerit tregon se gjithnjë e më pak fëmijë që kanë mbijetuar kancerin, kur rriten vënë në rrezik shëndetin e tyre pasi nuk shkojnë rregullisht tek mjeku. Për Kelli Krauel, nuk ka gjë më të mirë sesa t’a kalojë kohën me fëmijët e saj. Kur hedh vështrimin prapa në jetën, ajo thotë se sot ndjehet e bekuar. Mjekët i kishin thënë se kurrë nuk do të lindte fëmijë, pas trajtimit me kimoterapi e rreze kundër leuçemisë kur Kelly ishte 4 vjeç. Por ky ishte kanceri i parë, mes shumë të tjerëve që ajo do të mbijetonte. Pas leuçemisë, Kelli u diagnostikua me kancer në lëkurë, në teroide dhe në gji. Ajo që Kelli nuk e dinte në atë kohë ishte se trajtimet intensive kur ishte fëmijë e kishin vënë atë në rrezik më të madh ndaj kancerit në moshë të rritur. Tani në moshën 31 vjeçare, Kelli kryen rregullisht analiza të kancerit për të mbikqyrur gjendjen e saj.
Por shumë prej njerëzve që kanë kaluar kancerin kur ishin fëmijë sot nuk i bëjnë rregullisht këto kontrolle. Sipas statistikave, 90 përqind e pacientëve shmangin analizën e kolonoskopisë, 55 përqind shmangin mamografinë dhe 35 përqind nuk shkojnë tek mjeku për t’u kontrolluara për kancer në lëkurë.
Shumë prej tyre ndosha mendojnë se kanceri nuk mund të shmanget, por harrojnë se zbulimi në fazë të herëshme i kancerit dhe kujdesi paraprak, përbëjnë kufirin midis jetës dhe vdekjes.
Studimet kanë treguar se ata që kanë mbijetur kancerin kur kanë qënë fëmijë, e ndjejnë veten të lodhur nga mjediset e spitaleve që u zgjojnë kujtime të trishueshme. Kështu, ata shkëpusin lidhjet e krijuara me mjekë a klinika dhe shpesh nuk kanë dijeni rreth mënyrave të reja të trajtimit a rreziqeve.
Matheu Grasman u diagnostikua me kancer në tru para katër vjetësh. Por edhe pas trajtimit me sukses, ai shpenzon shumë kohë nëpër spitale. Eshtë një luftë që kurrë nuk mbaron , thotë Matheu. Ta kesh patur këtë sëmundje dhe të shpëtosh gjallë, shton edhe më shumë dëshirën për të jetuar. Kjo ndoshta është edhe arsyeja, që Matheu është gjithmonë i interesuar rreth përparimeve teknologjike e mjekësore në fushën e kancerit, duke mos e lënë jetën në duart e fatit.