Fizkultura ndihmon të moshuarit të ruajnë drejtpeshimin

E Martë, 02 Mars 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimet tregojnë se njerëzit tani jetojnë më gjatë dhe shumica e popullsisë në botë po shkon drejt plakjes. Studime të tjera tregojnë se  veprimtaritë fizike zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit dy dhe disa llojeve kanceresh. Fizkultura gjithashtu vonon fillimin i sëmundjes Alzheimer dhe kjo është arsyeja një universitet në Shtetet e Bashkuara po përpiqet të ndihmojë të moshuarit për të përfituar nga ushtrimet fizike.  Celsi Cowan vjen shpesh në palestër. Kjo ardhje tashmë është kthyer në rutinë, sepse Universiteti i Missourit (Mizuri) ka zhvilluar një program fizkulture për të rinj dhe të moshuar. Ushtrimet fizike ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës  dhe sëmundjeve që lidhen një stil jetese pa shumë lëvizje a veprime fizike.

Eksperti Steve Ball thotë se për të qenë rregullisht fizikisht aktiv është një gjë e vështirë. Por programi i quajtur Pyramid MyActivity ofron mënyra të ndryshme që pjesmarrësit mund të arrijnë objektivat e veta për shëndetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Steve Ball thotë se të moshuarit duhet të fillojnë me ushtrimet në bazë të piramidës, si ecje ose ngjitje shkallësh. Pastaj të vazhdojnë me ushtrime aerobike që ndihmojnë për funksionimin më mirë të zemrës dhe mushkërive, si dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut.

Sipas këtij programi, të  rriturit duhet të kryejnë 150 minuta ushtrime të moderuara aerobike çdo javë, ose rreth 20 minuta çdo ditë.

Ushtrimet i ndihmojnë të moshuarit për të ruajtur pavarësinë dhe lëvizshmërinë dhe ndihmojnë në parandalimin e rrëzimit, që është. një shkak kryesor i vdekjes mes personave të moshuar.
Një tjetër program i universitetit të Mizurit gjithashtu i ndihmon të moshuarit sesi të ruajnë drejtpeshimin e trupit. Specialistë të universitetit shkojnë në qendrat te komuniteve në të gjithë shtetin e Mizurit.

Susan Mills-Gray, e specializuar në parandalimin e sëmundjeve kronike, thotë se ky program ka për qëllim për të përmirësuar fuqinë, ekuilibrin dhe shkathtësinë  e të moshuarve në mënyrë që jeta e tyre të bëhet më e lehtë.

Ellen Brown, vuan nga artriti dhe thotë se ushtrimet e ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Ajo e ndjen veten më mirë sesa përpara programit. Bill Crow e sheh programin për ruajtjen e balancës trupore si një lloj mbrojtje që të mos rrëzohet.

Nga programe të tilla mund të ketë edhe një përfitim financiar, përveç shëndetit të mirë. Ekspertja Susan Mills-Gray thotë se qëllimi kryesor është për të ndihmuar të moshuarit që të jetojnë në mënyrë të pavarur e të shëndetshëm, pasi kështu ulën edhe  shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031