Dieta pa mëngjes, më shumë kalori

E Enjte, 18 Mars 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Personat që përpiqen të bien nga pesha shpesh nuk hanë mëngjes, por një studim i ri tregon se duke vepruar kështu, ata krijojnë një efekt të kundërt në organizëm. Gjatë një takimi të shoqatës mbi Endokrinën në Uashington, një grup shkencëtarësh nga Kolegji Mbretëror i Londrës paraqitën rezultatet e një studimi ku thuhet se kur njeriu nuk ha mëngjes truri i tij favorizon më shumë ushqimet me nivele të larta yndyrnash dhe dhjamë .

Studimi është një paralajmërim për ata që mbajnë dietë. Në studim theksohet se duke shmangur mëngjesin, njerëzit bëjnë që truri të krijojë preferencë për ushqime me kalori të larta, dhe e kundërta ndodh kur njerëzit hanë mëngjes.

Studime të mëparëshme ka kohë që kanë treguar se personat që nuk hanë mëngjes, për t’a kompensuar këtë marrin më shumë kalori gjatë ditës. Tani shkencëtarët besojnë se e dinë arsyen përse ndodh kjo.

Një grup ekspertësh në Britani, mori në shqyrtim 20 persona të shëndetshëm e  me peshë normale dhe i ndau në dy grupe. Pjestarët e njërit grup hanin mëngjes, ndërsa atë të grupit tjetër, jo. Në të dyja rastet, këta persona iu nështruan skanimit të trurit,  ndërsa përpara u viheshin pamje e fotografi  ushqimesh  me kalori të ulta si mish pule, peshk ose perime, ndërkohë që në fotograti të tjera tregoheshin pamje ushqimesh me kalori të lartë si çokollata, pica dhe ëmbëlsira. Kjo ndodhte ndërsa truri i secilit skanohej. Rezultatet zbuluan se zonat e trurit të quajtura Qendra Shpërblyese reaguan më  shumë ndaj ushqimeve me kalori të lartë tek personat që kishin shmangur mëngjesin. Këta persona gjithashtu ndjenin tundim më të madh ndaj këtyre ushqimeve.

Ekspertët arritën në përfundimin se shmangia e mëngjesit nuk është mënyrë e efektshme për të rënë nga pesha, sepse truri dhe trupi nxiten më shumë për të marrë e kaloritë e humbura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031