Duhani, dy herë i dëmshëm

E Enjte, 18 Mars 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri tregon se personi që pi duhan dëmtohet jo vetëm nga toksina që thith drejtpërdrejt, por edhe nga toksina e tymit që nxjerr dhe që e thith nëpërmjet ajrit.  Duhanpirësit e dinë se cigaret janë të këqija për shëndetin e tyre, por ato mund të të jetë edhe më të dëmshme.  Studimi tregon se duhanpirësi mund ta thithë tymin që lëshon dhe kjo është njësoj sikur të  konsumojë cigare shtesë. Mjekët nga Instituti Kombëtar për kërkime në fushën e Kancerit në Itali mirrën në shqyrtim duhanpirës të cilët punonin në mjedise të mbyllura në sipërfaqe të vëfla, si për shembull ata që punojnë nëpër kioska gazetash, që janë  lokale gjysmë të mbulura a mbyllura dhe ku ajri qarkullon me vështirësi.

Shkencëtarët përdorën mostra ajri nga mjedisi i kioskave të mbylluara për të matur ekspozimin ndaj tymit të duhanit të çdo personi që punonte aty dhe pinte duhan. Ky ajër përbëhej nga tymi që ata nxirrnin nga goja pasi e kishin kaluar nëpër mushkëri, siç ndodh zakonisht gjatë procesit të pirjes së duhanit; njeriu e thith tymin dhe pastaj e nxjerr nga goja e hundët. Kjo e bën atë njëkohësisht duhanpirës dhe njëkohësisht  qëndrues pranë pirësit, që është vetja e tij.

Pas përllogaritjeve, shkencëtarët arritën në përfundimin se akumulimi i tymit të nxjerrë nga personi që pi  në vende gjysmë të mbylluara, është sa tymi i 3 cigareve

Shkencëtarët thonë se kjo është një arsye më shumë për t’a lënë duhanin. – ose të paktën duhani të mos pihet në hapësirat e ngushta të tilla si makina apo mjedise ku ajrimi është i vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2010
M T W T F S S
« Feb   Apr »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031