Shqetësime rreth niveleve të larta të kripës në ushqime

E Enjte, 22 Prill 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për vite, mjekët u kanë thënë pacientëve me tension të lartë  se ata duhet të pakësojnë sasinë e kripës në dietën e tyre. Tani një komision ekspertësh nga Instituti i Mjekësisë në Uashington kërkon që qeveria të marrë masa që firmat ushqimore të kufizojnë sasinë e kripës që shoqëron  prodhimet e tyre.  Është e vështirë të besohet sesa shumë kripë njerëzit marrin në një vakt të ngrëni apo edhe në një ditë.

Mjekët dhe dietistët këshillojnë se njeriu nuk duhet të marrë më shumë se një lugë çaji kripë në ditë, e barabartë me 2300 miligram.

Kripa i jep shije ushqimit. Në fakt kripa nxit sekrecionet të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit.  Por si çdo gjë e mirë, me shumicë, bëhet e rrezikëshme. Michael Jacobson e Qendrës për shkencën në interes të publikut thotë se kripa është ndoshta gjëja e vetme që shkakton tension të lartë të gjakut, një sëmundje e quajtur shpesh “bombë me sahat”, për goditjet në zemër, që shkakton.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se rreth 17 milionë njerëz vdesin çdo vit nga goditje të tilla ose nga sëmundje në zemrës. Dhe një faktor i madh rreziku është dieta me shumë yndyrë dhe shumë kripë.

Morton Satin i Institutit Salt thotë se kripa  nuk është fajtori i vërtetë. Problemi është se shumë njerëz e kanë të vështirë të mbajnë një dietë të balancuar.

Do të duhet kohë derisa administrat e ushqimeve dhe barnave të përcaktojë kufijtë e kripës së lejuar në menutë e ushqimeve dhe vendosjen e niveleve të lejuara në etikat e prodhimeve ushqimore, Gjithashtu shumë kohë do të duhet që këto masa të zbatohen.

Dr. Margaret Hamburg e agjencisë së ushqimeve dhe barnave thotë se do të jetë një proces shkall-shkallë, derisa shijet e konsumatorëve të përshtaten me nivelet e ulta të kripës në ushqime. Kjo përshtatje vlen edhe për industrinë ushqimore, së cilës do t’i duhet të ndryshojë shumë prej recetave për përgatitjen e ushqimeve me pak kripë.

Disa prodhues ushqimorë  kanë filluar të ulin përmbajtjen e kripës në artikujt ushqimorë.

Ndërkohë, këshilla më e mirë mund të vijë nga mjekët duke u rekomanduar pacientëve që ushqimeve të mos u hedhin shumë kripë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2010
M T W T F S S
« Mar   May »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930