Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Ecjet për grumbullimin e fondeve kundër sëmundjeve të ndryshme tashmë janë dukuri. Një e ecje e tillë u zhvillua fundjavën e kaluar në kampusin e universitetit Duke në Karolinën e veriut, ku mijëra vetë u mblodhën për të ndihmuar një fëmijë në betejën e tij kundër tumorit në tru.
Vetëm pak minuta pranë Kameron Xhaksonit dhe njeriu e kupton përse ai ka frymëzuar kaq shumë vetë. Duket i qetë, por Kameroni 9 vjeçar ndodhet në një betejë të vështirë. Ai thotë ka tumor në tru, të quajtur medulloblastoma. Me këtët tumor, mjekët e diagnostikuan në shkurt të vitit 2008 dhe që nga ajo kohë, ai është trajtuar në qëndrën kundër tumoreve në tru pranë universitetit Duke në Karloninën e veriut.
Doktor Sri Gururangan thotë se Kameroni ka kaluar nëpër faza shumë të vështira trajtimi. Të gjithë u gëzuan kur mjekët vunë re se tumori ishte tkurrur. Por në mars të këtij viti tumori filloi të aktivizohej përsëri dhe Kameroni është gati për vazhdimin e terapisë. Optimizmi i tij ka tërhequr një numër përkrahësish. Marshimi në universitetin Duke përbëhet nga grupe familjarësh që vijnë nga mbarë vendi për të grumbulluar fonde për klinikën e kancerit të trurit në këtë universitet. Vtin e kaluar, ata grumbulluan afro 1,5 milionë dollarë dhe e gjithë kjo shumë u përdor për financimin e kërkimeve në këtë fushë.
One response to “Ecje kundër kancerit”
ju lutem doktor ku gjindeni ne kosov a jasht kosoves, kemi nje rast me tumor ne koke si mendoni aka sherim apo jo nese esht fillestar : na tregoni ne email keti-teks@hotmail.com Ju Lutemi