Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shumë amerikanë janë në luftë me sheqerin, veçanërisht me sheqernat që u hidhen pijeve dhe artikujve ushqimorë gjatë procesit të prodhimit. Këto substanca mund të ndihmojnë që ushqimet të shijojnë më mirë por kanë shumë pak ose aspak vlera ushqyese. Një studim i ri tregon se ngrënia në sasi të mëdha të këtyre sheqernave artificialë mund të ndryshojë nivelet lipideve në gjak dhe si rrjedhim shtojnë faktorët e rrezikut për sëmundje të zemrës. Dy shkencëtare, Jean Welsh dhe Miriam Vos të universitetit Emory, morrën në shqyrtim të dhënat mbi nivelin e lipideve në gjak të më shumë se 6 mijë pacientëve, burra e gra. Gjatë studimit që zgjati nga viti 1999 deri më 2006, pjesmarrësit u ndanë në 5 grupe, sipas sasisë së sheqernave artificialë që merrnin çdo ditë nëpërmjet ushqimeve ose pijeve të ndryshme.
Mjekja Welsh thotë se në grupin me konsumimim më të lartë sheqeri, çdo pjesmarrës merrte një sasi sheqeri të barabartë me 46 lugë çaji sheqer në ditë, ndërsa në grupin me konsumim më të ulët, një person merrte 1 lugë çaji sheqer.
Mjekja Miriam Vos, thotë se personat që konsumonin më shumë sheqer kishin më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundje kardio-vaskulare.
Studimi tregoi se rritja e sasisë së sheqerit të shtuar, rriste trigyceridet dhe pakësonte 20 përqind HDL-në ose koleserinën e mirë e cila mbron organizmin ndaj sëmundjeve kardio vaskulare.
Studimi rekomandon pakësimin e konsumimit të sheqernave artificiale në ushqime, duke lexuar me vemendje etiketat e vendosura në anën e jashtme të paketimit. Stdudimi i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë nuk morri në shqyrtim rolin e sheqernave natyralë që gjenden në fruta.