Avandia, diabeti dhe problemet në zemër

E Mërkurë, 14 Korrik 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri e lidh ilaçin diabetik Avandia me rrezikun për probleme në zemër, goditje në tru dhe vdekje mes të moshuarve mbi 65 vjeç. Studimi u kryesua nga doktor David Graham, shkencëtar pranë administratës amerikane të ushqimeve dhe barnave. Ai kërkon ndalimin e Avandias, ndërkohë që administrata e Barnave ka në plan ta shqyrtojë këtë çështje. Rreth 23 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti. Për trajtimin e kësaj sëmundjej ekzistojnë shumë barna. Por Avandia është ilaçi më i përdorur për të mbajtur të ulët nivelin e sheqerit në gjak. Lajmi vjen vetëm pak kohë para se komisioni shkencor i administratës së ushqimeve dhe barnave të mblidhet për të vendosur fatin e këtij ilaçe mjaft të përdorur nga pacientët me diabet.

Të dhënat kanë treguar se sëmundjet e zemrës përbëjnë një shkak kryesor të vdekjeve mes personave me diabet të tipit 2. Studiuesit thonë se rreziku nga Avandia nuk mund të kalojë pa u përfillur dhe këshillojnë pacientët me diabet që të konsiderojnë marrjen e barnave të tjera, mundësisht më të sigurta sesa Avandia

Shkencëtarë të tjerë thonë se për të arritur në një përfundim të saktë nevojiten studime të tjera, dhe këshillojnë që pacientët me Diabet të konsultohen me mjekun lidhur me të mirat dhe të këqiat e Avandias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031