SHBA, efektet e programit të ushqimit falas në shkolla

E Mërkurë, 14 Korrik 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për më shumë se 60 vjet, shumë shkolla amerikane kanë zbatuar programe ushqimore të subvencionuara duke u siguruar nxënësve drekë pa pagesë. Më parë këta nxënës duhet të kualifikohen për të marrë pjesë në program. Programi Kombëtar  i Drekës në Shkolla vazhdon edhe sot dhe siguron dreka me çmime të ulta për më shumë se 100 mijë shkolla në mbarë Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit, doktor Peter Hinriç pranë universitetit Georgetown, kreu një studim mbi efektet afatgjatë të këtij programi, duke përdorur të dhëna nga një anketë e Institutit Kombëtar të Shëndetit. Në studim vihet re një shtim i dukshëm i mundësive për arsimim dhe suksese në mësime si rrjedhojë e programeve të drekave falas. Në studim thuhet se drekat e subvencionuara duket se i nxisin fëmijët të shkojnë në shkollë.

Por nga studimi doli se ky program nuk duket se ka ndonjë efekt të madh në shëndetin dhe dietën afatgjatë të nxënësve. Aktualisht, qeveria federale shpenzon mbi 8 miliardë dollarë për subvencionimin e ushqimit për mëngjese, dreka dhe pasdite për fëmijë në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031