Oksigjeni i pastër zbut dhimbjet e kokës

E Martë, 20 Korrik 2010
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dhimbjet akute të kokës shpesh përshkruhen si më të forta sesa dhimbjet nga plumbi. Por studimet tregojnë se një një mënyrë e re trajtimi i këtyre dhimbjeve duket se po jep efekt. Një grup mjekësh thotë se duke i dhënë pacientit oksigjenit të pastër, agonia e dhimbjeve të kokës mund të pakësohet dukshëm.  Për Petru Russon, dhimbja e kokës mund të ndodhë deri në 10 herë në ditë. “Dhimbja është sikur të godet njeri me thikë në tru”, thotë Ruso. Ai i ka provuar  të gjitha llojet e barnave kundër këtyre dhimbjeve, por pa efekt. E vetmja gjë që solli lehtësim ishte marrja e oksigjenit të pastër. “Dhimbja është zhdukur. Oksigjeni, vërtetë ka ndryshuar jetën time,” thotë Ruso.

Oksigjeni i pastër ka ndihmuar edhe pacientë të tjerë. Dhimbjet akute të kokës ndodhin me faza; personi mund të përjetojë dhimbje koke disa herë në ditë për javë ose edhe muaj me radhë. Këto dhimbje janë me pasoja të mëdha negative dhe prekin dukshëm cilësinë e jetës së pacientit.

Trajtimi i zakonshëm është dhënia e një injeksion me sumatriptan. Por ilaçi sumatriptan ka efekte anësore dhe përdorimi i tij i tepruar mund t’i sjellë dëme organizmit.

Dr. Peter Goadsby pranë Universitetit të Kalifornisë dhe studiues të tjerë vëzhguan për 5 vjet gjendjen e 76 pacientëve me dhimbje akute të kokës. Gjatë studimit, këta pacientë u trajtuan me oksigjen të pastër.

Për herë të parë, shkencëtarët vunë re një dallim të qartë mes oksigjenit dhe ajrit në trajtimin e pacientëve me dhimbje aktute të kokës. Gjatë studimit u pa se trajtimi më i efektshëm ishte dhënia e oksigjenit me doza të larta.

Dr. Peter Goadsby thotë se nga trajtimi me ajër të zakonshëm dhimbjet u zbutën 20 përqind, ndërsa kur pacientëve iu dha oksigjen i pastër dhimbjet e kokës u pakësuan 78 përqind.
Mjekë neurologë, si Joel Shaper, thonë oksigjeni i pastër kundër dhimbjeve të kokës duhet përdorur për të shmangur përdorimin e tepruar të barnave.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se oksigjeni mund të ndalë dhimbjet e forta të kokës dhe njëkohësisht të eliminimojë  simptomave të tjera që lidhen me këto dhimbje siç janë skuqjet, lotimi dhe fryrjet e syve.

2 responses to “Oksigjeni i pastër zbut dhimbjet e kokës”

  1. LADI says:

    tung ju lutem un kam shtrengim posht kokes brenda kokes me shtrengon me rri gjitmon si shtang nuk e ni vetin qe jam ne shpi une i kam pi do ilaqe per sistemin nervor me muqetsu po tash ma aka nis qekjo nuk ndryshon iq veq si te jem i mpire ne kok kshtu skam dhimbje dimrit me kap veres me nshon shtrengimin por tash edhe veres spo me shhon aka naj mejek me me keshillu qka me bo ju lutem qe e keni add teme sa ma shpejt me kthu ket koment ne add ju pergjerohem tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031