Faktor i ri për kancerin në stomak

E Martë, 03 Gusht 2010
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shtimi i pa shpjegueshëm i rasteve të kancerit të stomakut i nxisin shkencëtarët të cilët bëjnë thirrje për më shumë studime. Kanceri i stomakut është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, dhe renditet i dyti mes kancereve me të paktën 800.000 vdekje në vit në të gjithë botën. Por në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me kancer në stomak ka qenë në rënie, me përjashtim mes një grupi racor. Glenda Reimer,  motra e saj Sandy dhe vajzat Wilken e Mallorie kanë ardhur në Institutin Kombëtar të Kancerit në Bethesda, Maryland për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë sëmundjen që ka shkatërruar familjen e tyre.

“Babai ynë vdiq në moshën 75 vjeç”, thotë Sandy, “vëllai vdiq kur ishte 50 vjeç, edhe kushërira aq ishte kur vdiq. Ajo kishte fëmijë të vegjël.”

Për breza, kjo familje ka vuajtur nga kanceri i stomakut. Glenda Reimers thotë se mjekët i hoqën stomakun pasi ajo u diagnostikua me këtë sëmundje.

Për vite studjuesit janë përpjekur të gjejnë qoftë edhe një shkak të vetëm për kancerin në stomak.

Në Azi, pjesë të Amerikës së Jugut, Rusi dhe vendet tjera të ish-bllokut sovjetik, ekspertët mendojnë se konsumimi i ushqimeve të kripura  dhe atyre të ruajtura për një kohë të gjatë në frigorifer, mund të kenë lidhje me kancerin në stomak.

Shumë studime sugjerojnë gjithashtu se ulcera ose polyps mund të nxisin rritjen e qelizave të kancerit.

Dr Charles Rabin dhe shkencëtarë të tjerë të Institutit Kombëtar të Kancerit shqyrtuan ritmet e kancerit gastrik  gjatë tri dekadave të fundit midis një grupi të madh të amerikanëve nga mosha 25 në 84 vjeç. Kanceri gastrik prek pjesën e sipërme të stomakut.

Të dhënat e tyre konfirmuan se rastet me kancer gastrik ishin pakësuar, por me një përjashtim; mes të rinjëve të racës së bardhë rastet e  këtij kanceri ishin në rritje. Kjo rritje ishte e paparashikuar për shkencëtarët, prandaj tani ata thonë se për kancerin në stomak duket se ekziston një faktor i ri rreziku, që ende nuk është identifikuar. Ndër rezultatet e befasuese ishte edhe një shtim prej 3 përqind i rasteve jo gastrike që prekin pjesën e poshtme të stomakut. Shkencëtarët thonë se ky lloj kanceri shpesh fillon me një infeksion i shkaktuar nga bakeri Heliko-bakter Pylori, i njohur ndryshe edhe si H-Pylory. Tani për tani, shkencëtarët thonë se shtimi i rasteve të kancerit mes të rinjëve të bardhë mund të jetë pasojë e një shkaktari të ri ose e ndonjë ndryshim në bakterin H-Pylori. Kjo rritje e mistershme e kancerit të stomakut i shtyn shkencëtarët  bëjnë thirrje për më shumë studime

2 responses to “Faktor i ri për kancerin në stomak”

  1. lina says:

    ky web esht i mrekullushem e per me teper nese e lexon me vemendje

  2. lina says:

    shumm mir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Faktor i ri për kancerin në stomak

E Martë, 03 Gusht 2010
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shtimi i pa shpjegueshëm i rasteve të kancerit të stomakut i nxisin shkencëtarët të cilët bëjnë thirrje për më shumë studime. Kanceri i stomakut është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, dhe renditet i dyti mes kancereve me të paktën 800.000 vdekje në vit në të gjithë botën. Por në Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve me kancer në stomak ka qenë në rënie, me përjashtim mes një grupi racor. Read the rest of this entry »

2 responses to “Faktor i ri për kancerin në stomak”

  1. lina says:

    ky web esht i mrekullushem e per me teper nese e lexon me vemendje

  2. lina says:

    shumm mir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031